ismajli bashke do ta kthejme gjilanin ne shtepine qe e duam te gjithe 68dd8b51c5bdf

Ismajli: Bashkë do ta kthejmë Gjilanin në shtëpinë që e duam të gjithë

October 1, 2025
1 minut lexim

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arber Ismajli ka marrë përkrahje të madhe për zgjedhjet e 12 tetorit.

Ai është mirëpritur në një atmosferë të jashtëzakonshme nga qytetarët e Rrugës së Prishtinës dhe Kodrës së Dëshmorëve

Postimi i plotë:

Atmosferë fantastike me njerëz të mrekullueshëm,

Bashkë me kandidatët për Asamble Komunale, Florina Jerliu, Gresa Krasniqi Fazliu, Sami Ahmeti, Drenushë Maloku Bejtullahu dhe Shpresa Kurteshi Emini, takuam qytetarët e Rrugës së Prishtinës dhe Kodrës së Dëshmorëve, ku përjetuam një atmosferë që të mbush me përplot vullnet, shpresë e besë për ndryshimin e madh dhe kthimin e demokracisë në qeverisjen e ardhshme në Gjilan.

🫶Zemra e Gjilanit rreh fort kur qytetarët bashkohen me një zë për ndryshim dhe për një të ardhme më të mirë.

Fjalët e tyre, besimi dhe përkrahja e fuqishme që po na japin çdo ditë, janë garancia më e madhe se kjo është rruga e duhur.

Gjilani nuk do të mashtrohet më, nuk do të zhgënjehet më dhe koha është e jona, koha është e bashkëqytetarëve!

Faleminderit shumë për përkrahjen që po na shpërfaqni me zemër të hapur. Bashkë do ta kthejmë Gjilanin në shtëpinë që e duam të gjithë.

Gjilani i ri do të bashkëqeveriset me ju dhe vetëm për ju!

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

po shkonin drejt gazes per te derguar ndihma flota ushtarake rrethon anijen humanitare te greta thunberg 68dd8477f001d
Lajmi i mëparshëm

Po shkonin drejt Gazës për të dërguar ndihma, flota ushtarake rrethon anijen humanitare të Greta Thunberg

pse gjithnje e me shume cifte po zgjedhin kete vend per intimitet 68dd8c73a214e
Lajmi i radhës

Pse gjithnjë e më shumë çifte po zgjedhin këtë vend për intimitet

Të fundit nga

ShkoLartë