ismaili viziton keqekollen premton zhvillim edhe per zonat rurale 68a21bba15b15

Ismaili viziton Keqekollën, premton zhvillim edhe për zonat rurale

August 17, 2025
1 minut lexim

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vizituar sot fshatin Keqekollë, ku u takua me banorët dhe fermerin Feim Beqiri.

Ai theksoi rëndësinë e zhvillimit të barabartë të qytetit dhe fshatrave, duke premtuar një qeverisje që i vendos qytetarët në qendër, kudo që jetojnë.

”Të dielën e kalova në Keqekollë, te ferma e Feim Beqirit, ku pashë nga afër punën dhe sfidat e qytetarëve që jetojnë e veprojnë në këtë fshat të kryeqytetit. Feimit i tregova për platformën tonë të zgjidhjeve, dhe për vizionin tonë për një Prishtinë që e ka qytetarin në qendër – si në fshat, ashtu edhe në qytet.

Qeverisja ime nuk do të përqendrohet vetëm në zemrën urbane të qytetit, por edhe në fshatrat dhe periferitë ku jetojnë e punojnë mijëra qytetarë. Sepse një Prishtinë që funksionon, duhet të funksionojë për të gjithë – nga qendra deri në fshatrat e në lagjet më të largëta. #KohaPerPrishtinen”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zelensky cdokush eshte i bindur se kufijte nuk ndryshohen me force 68a21ac45087d
Lajmi i mëparshëm

Zelensky: Çdokush është i bindur se kufijtë nuk ndryshohen me forcë!

pas 9 vitesh lidhje ronaldo dhe georgina gati per dasme 68a21cd18d94f
Lajmi i radhës

Pas 9 vitesh lidhje, Ronaldo dhe Georgina gati për dasmë

Të fundit nga

ShkoLartë