ismaili ne momentin qe zgjedhem si kryetar i komunes arsyetimet nuk jane ne fjalorin tim 68b9662fceec7

Ismaili: Në momentin që zgjedhem si kryetar i komunës, arsyetimet nuk janë në fjalorin tim

September 4, 2025
1 minut lexim

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka kritikuar kryetarin aktual të komunës, duke thënë se qeverisja e tij ka dështuar për shkak të mungesës së aftësive për të realizuar projektet e premtuara.

“Fatkeqësisht kemi zgjedhur kryetarë që nuk i kanë pasur shkathtësitë për t’i realizuar projektet që vetë i kanë premtuar. Nuk po flasim për projekte të imponuara, por për ato që i kanë propozuar vetë e që nuk janë realizuar,” tha Ismaili.

Ai shtoi se kryetari aktual nuk mund të justifikohet me akuza ndaj të tjerëve, kur ka pasur në dispozicion buxhetin më të madh se çdo komunë tjetër në vend.

“Nuk mundesh parreshtur për katër vite me thënë që ‘nuk kam mujt me punu, nuk më kanë lënë me punu’, kur i ke pasur krejt mundësitë,” theksoi ai.

Sipas Ismailit, përgjegjësia për gjendjen në qytet bie drejtpërdrejt mbi kryetarin, nëse shërbimet dhe lagjet nuk janë në rregull.

Ai premtoi se nëse zgjidhet në krye të komunës, nuk do të fshihet pas arsyetimeve.

“Në momentin që zgjedhem si kryetar i komunës, arsyetimet nuk janë në fjalorin tim,” përfundoi Ismaili.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

samiti per ukrainen ne paris pjesmarres 30 shteteve mes tyre edhe edi rama 68b96542b6fee
Lajmi i mëparshëm

Samiti për Ukrainën në Paris/ Pjesmarrës 30 shteteve, mes tyre edhe Edi Rama

afrim krkuti eshte bartes i listes se keshilltareve te koalicionit vlen per dibren 68b96b7ed359b
Lajmi i radhës

Afrim Krkuti është bartës i listës së këshilltarëve të koalicionit VLEN për Dibrën

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë