ismaili ne bardhosh prishtina eshte e manget pa perfshirjen dhe investimin ne fshatra 68cf26ee7509a

Ismaili në Bardhosh: Prishtina është e mangët pa përfshirjen dhe investimin në fshatra

September 21, 2025
1 minut lexim

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sot ka prezantuar planin e tij për fshatin Bardhosh, duke u zotuar se kjo zonë dhe fshatrat e tjera të kryeqytetit nuk do të mbeten më jashtë investimeve komunale.

Ai theksoi se Bardhoshi, përveç identitetit të pasur bujqësor e kulturor, ka një potencial të madh për zhvillim ekonomik e komunitar, të cilin komuna duhet ta mbështesë me projekte konkrete.

Ismaili tha se Bardhoshi dhe fshatrat e Prishtinës janë bërë simbol i padrejtësisë dhe braktisjes nga qeverisja aktuale. “Fshatrat e Prishtinës janë pjesë e kryeqytetit dhe meritojnë kujdes e investime njësoj si zonat urbane dhe qendra. Pas 12 tetorit, Bardhoshi bëhet pjesë e kohës së re,” tha ai.

Në këtë tubim, ai u zotua për projekte konkrete që do të ndryshojnë jetën e qytetarëve në këtë zonë. Disa nga këto janë: ndërtimi i shkollës së re fillore, ndërtimi i një terreni sportiv për komunitetin, asfaltimi i rrugëve dhe ndërtimi i trotuareve me ndriçim për qarkullim e siguri, si dhe vendosja e kamerave për monitorim dhe parandalim të aksidenteve rrugore. Po ashtu, ai paralajmëroi shtimin e linjave të transportit publik.

Ndërsa projektet identifikuese për Bardhoshin janë:Rregullimi i sheshit përgjatë kanalit të Ibër-Lepencit; Ndërtimi i një qendre multifunksionale për sport, kulturë dhe socializim; Përmirësimi i rrjetit të tensionit elektrik dhe furnizimit me ujë; Krijimi i shtigjeve për këmbësorë për lidhje më të lehta me zonat urbane; Mbështetje për agroturizëm dhe zhvillim rural.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trump kercenon venezuelen do te paguani nje cmim te paimagjinueshem 68cf26046cf1c
Lajmi i mëparshëm

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

dea mishel shfaqet me nje paraqitje te guximshme dhe plot stil ne bregdet 68cf2811d0dbd
Lajmi i radhës

Dea Mishel shfaqet me një paraqitje të guximshme dhe plot stil në bregdet

Të fundit nga

Karton i kuq për Lindrit Kamberin në Zvicër

Futbollisti Lindrit Kamberi pati një mbrëmje të pafat në përballjen mes BSC Young Boys dhe FC Zurich në kampionatin zviceran. Young Boys triumfoi me rezultat bindës 3:0 ndaj Zurich-ut, ndërsa ndeshja u
ShkoLartë