ismaili flet per kryeqytetin prishtina eshte jeta jem shpia jem ku e kam bo familjen 68c8572ed54d8

Ismaili flet për kryeqytetin: Prishtina është jeta jem, shpia jem ku e kam bo familjen

September 15, 2025
1 minut lexim

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka thënë se politika për të është një angazhim fisnik, ku sinqeritetin e ka parim.

Ndërsa gjendet në rrugëtimin e tij për zgjedhjet e 12 tetorit për të kapur timonin e kryeqytetit, ai u shpreh se qytetarët e Prishtinës janë ‘ngopur’ me premtime boshe.

”Në Prishtinë jena lodh prej fjalëve, premtimeve. Duhet me ju tregu njerëzve edhe nëse s’mundesh. Prishtina është jeta jem, shpia jem. Ku e kam bo familjen, fëmija më shkojnë në të njëjtën shkollë ku kam shku unë në ‘’Ismail Qemail’’ ”.

”Është shumë e lehtë kur e ke familjen me veti me vendosë me nejt. Potenciali i Prishtinës është shumë më i madh se kaq. Prishtina është vend që inspiron. Na po e din që ekziston, por njerëzit që po qeverisin nuk po na mirëkuptojnë. Unë kam qenë në punë në Ministri të Shëndetësisë, që kam pasë kundërshtarë politikë, që kanë udhëheqë klinika të caktuara. Dhe kur ata e shohin tek ty, se qëllimi yt është përmirësimi i jetës së njerëzve edhe ata kanë me ulë shtigjet”.

”Nëse ti je i sinqertë, i inspiron njerëzit, i harrojnë librezat partiake. Unë Prishtinën e kam qytet që jetoj këtu, pi kafe këtu, dal vet, shëtis vet, kam shoqëri në çdo lagje të Prishtinës. Unë prapë kam me dalë qitu se s’kam ku me shku dikund tjetër. Politika për mua është angazhim fisnik.

”Ne mund të bëhemi komplet cinik, por është jashtëzakonisht gabim. Ky qytet ka njerëz të jashtëzakonshëm. Na e dojmë Prishtinën me krejt zemrën tonë”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rusia do te ndjekim cdo shtet qe merr asetet tona 68c85645333f3
Lajmi i mëparshëm

Rusia: Do të ndjekim çdo shtet që merr asetet tona

zbuloni shkaqet me te zakonshme dhe te pazakonta te humbjes se kujteses 68c858572a988
Lajmi i radhës

Zbuloni shkaqet më të zakonshme dhe të pazakonta të humbjes së kujtesës

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë