ismaili drejtesi dhe zhvillim per te gjithe asnje lagje e prishtines sdo te mbetet anash 68d46cef8cd7e

Ismaili: Drejtësi dhe zhvillim për të gjithë, asnjë lagje e Prishtinës s’do të mbetet anash!

September 25, 2025
1 minut lexim

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, pas tubimit të sotëm në Lagjen e Muhaxherëve, ka vazhduar takimin në shkollën “Nazim Gafurri”, ku prezantoi zgjidhjet e tij për këtë zonë të kryeqytetit. Ai tha se kjo pjesë e qytetit, ashtu si shumë lagje e fshatra të tjera, është bërë simbol i padrejtësisë dhe i lënies anash nga pushteti komunal aktual, por shtoi se kjo periudhë do të marrë fund më 12 tetor, pas zgjedhjes së tij në krye të komunës.

Në fjalën e tij, Ismaili foli për pesë zgjidhjet e tij kryesore që synojnë t’i japin fund problemeve më të mëdha të kryeqytetit: zhbllokimi i trafikut brenda 18 muajve, rrugë të sigurta pa qen endacakë dhe me ndriçim, lagje të pastra 24/7, pezullimi i lejeve të reja të ndërtimit deri në krijimin e një plani të qartë urbanistik dhe Prishtinën e së ardhmes me fokus te inovacioni, kultura dhe sporti.

Për zonën e Nazim Gafurrit, ai paraqiti një plan që përfshin funksionalizimin e çerdhes ekzistuese dhe ndërtimin e dy çerdheve të reja, krijimin e hapësirave komunitare e sportive, shtrirjen e plotë dhe modernizimin e ndriçimit publik, ndërtimin e trotuareve të reja të qasshme e të sigurta, stacione dhe pritore të reja për transport publik, si dhe përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Projektet identifikuese të Ismailit për këtë zonë janë:

Ndërtimi i Parkut të Pajtimit;

Gjelbërimi linear i zonës dhe krijimi i mini-parqeve komunitare.

Ismaili theksoi se këto investime do ta kthejnë këtë pjesë të Prishtinës në një zonë funksionale, me kushte të denja për një jetë më cilësore, duke u dhënë qytetarëve sigurinë dhe standardet që meritojnë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rusia ironizon trump rusia nuk eshte tiger por ari 68d46c043c701
Lajmi i mëparshëm

Rusia ironizon Trump: Rusia nuk është tigër, por ari

rihanna dhe aap rocky mirepresin vajzen e tyre rocki irish mayers 68d46e11454bf
Lajmi i radhës

Rihanna dhe A$AP Rocky mirëpresin vajzën e tyre, Rocki Irish Mayers

Të fundit nga

ShkoLartë