ishte viti 1997 situate e frikshme visjan ukcenaj tregon momentet e veshtira ne spitale 6885fce99c04c

‘Ishte viti 1997, situatë e frikshme’, Visjan Ukcenaj tregon momentet e vështira në spitale

July 27, 2025
1 minut lexim

Aktori i njohur Visjan Ukcenaj ka ndarë një rrëfim të veçantë dhe emocional në emisionin Hipokrati, ku ka treguar për disa nga momentet më të vështira që ka përjetuar në spitale, që nga fëmijëria e tij e deri më sot.

Në një kujtim të fortë emocional, Visjani ndalet tek një episod dramatik që ka ndodhur në vitin 1997, kur ishte vetëm 10 vjeç. Ai tregon se vëllai i tij kishte një ënjtje të madhe në sy dhe pas një vizite, mjekët u thanë se mund të kishte kancer.

“Vëllai im kishte një ënjtje të madhe në sy. Ishte viti 1997, ishte një traumë e vërtetë, isha 10 vjeç”, rrëfen Visjani.

Por ndonëse situata dukej e tmerrshme, gjithçka mori një kthesë pozitive falë një vendimi të nënës së tij.

“Më pas mami tha të shkojmë te një mjek tjetër. Ishte një periudhë shumë e vështirë në ‘97, mbaj mend spitalin atëherë, kërcisnin gëzhojat mbi çati, ishte një periudhë e frikshme, kalonin trupat e njerëzve, të plagosur, të vrarë. Mbaj mend gjithçka. Po prisnim të bënim vizitën tek mjeku, kur më pas pas kontrollit mjeku tha se vëllai kishte thjesht bllokim të kanalit të lotit. Duhej ta operonim, por vetëm kaq. Operacioni ishte një çlirim për ne.”

Aktori theksoi edhe rëndësinë e një diagnoze të saktë dhe kujdesin që duhet të kemi për të mos nxjerrë përfundime të shpejta.

“Kjo u ndodh dhe njerëzve të tjerë, marrin përgjigje të gabuar për një diagnozë që nuk është e vërtetë, prandaj asnjëherë nuk duhet të nxitohemi,” u shpreh ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

situata me zjarret vetem nje aktiv 6885fbbd00654
Lajmi i mëparshëm

Situata me zjarret: Vetëm një aktiv

rritet fluksi i veturave ne kufijte e maqedonise 6886012a36099
Lajmi i radhës

Rritet fluksi i veturave në kufijtë e Maqedonisë!

Të fundit nga

Adrola në fitnes, ekspozon trupin si peshk

Modelja shqiptare Adrola Dushi shquhet për bukurinë e saj natyrale. Por, duket se ka vendor të perfeksionizoj paraqitjen me anë të fitnesit. Në orët e vona ka publikuar një fotografi ne Instastory
ShkoLartë