ishte tronditese ewan mitchell flet per puthjen me nenen e tij ne house of the dragon 6a393efc2cce8

“Ishte tronditëse”, Ewan Mitchell flet për puthjen me ‘nënën’ e tij në “House of the Dragon”

June 22, 2026
1 minut lexim

Aktori britanik, Ewan Mitchell, ka komentuar një nga momentet më të diskutueshme të episodit hapës të sezonit të tretë të “House of the Dragon”, ku personazhi i tij, Aemond Targaryen, puth në buzë nënën e tij Alicent Hightower, të interpretuar nga Olivia Cooke.

Skena ka shkaktuar reagime të shumta te fansat e serialit, ndërsa vetë Mitchell e ka përshkruar atë si një moment “që të bën të duash të vjellësh pak në gojë”.

Aktori pranoi se ishte një skenë e vështirë për t’u përjetuar, por theksoi se ajo pasqyron marrëdhënien e shtrembëruar emocionale të Aemondit, i cili gjatë gjithë jetës ka vuajtur nga mungesa e dashurisë dhe pranimit nga familja e tij, shkruan DailyMail.

“Është një pilulë e vështirë për t’u gëlltitur. Të puthësh nënën në buzë, sidomos në atë mënyrë, është tronditëse. Por ajo që shohim në atë skenë është një formë e deformuar e dashurisë. Aemond nuk e ka ndier kurrë se është dashur mjaftueshëm dhe kjo ka ndikuar në mënyrën se si ai i percepton marrëdhëniet”, u shpreh aktori.

Edhe Olivia Cooke e cilësoi xhirimin e skenës si “shumë të çuditshëm” për të dy aktorët, duke shtuar se personazhi i Alicentit ndodhet në një situatë të rrezikshme, pasi e di se djali i saj është një njeri i paparashikueshëm dhe i rrezikshëm.

Ndërkohë, drejtuesi i serialit, Ryan Condal, sqaroi se sjellja e Aemondit është rezultat i traumave të hershme dhe i paaftësisë së tij për të ndarë ndjenjat familjare nga ato romantike.

Premiera e sezonit të tretë ka tronditur jo vetëm për këtë moment kontrovers, por edhe për zhvillimet dramatike dhe humbjet e rëndësishme që shënuan episodin e parë.

Në rrjetet sociale, shumë fansa e cilësuan puthjen si një nga skenat më të pakëndshme dhe më të pazakonta që kanë parë ndonjëherë në universin e “Game of Thrones”. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vance thote se eshte arritur perparim i mire ne planin per marreveshjen finale me iranin 6a393e3f4394f
Lajmi i mëparshëm

Vance thotë se është arritur “përparim i mirë” në planin për marrëveshjen finale me Iranin

prokuroria per te dyshuarit ne skandalin ne ffm te gjithe jane nen masa sigurie nuk ka te arratisur 6a3941a45a5d9
Lajmi i radhës

Prokuroria për të dyshuarit në skandalin në FFM: Të gjithë janë nën masa sigurie, nuk ka të arratisur

Të fundit nga

ShkoLartë