ishte pjesetar i grupeve kriminale qe trafikonin droge nga shqiperia ne europe ekstradohet nga italia 39 vjecari shqiptar 690dbee777de1

Ishte pjesëtar i grupeve kriminale që trafikonin drogë nga Shqipëria në Europë, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari shqiptar

November 7, 2025
1 minut lexim

Një 39-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Italia pasi ishte arrestuar si pjesëtar i grupeve kriminale të implikuara në trafikimin e lëndëve narkotike, nga Shqipëria në Europë.

Interpol Tirana bën me dije se shtetasi Emri Hysenaj, 39-vjeç akuzohet se gjatë vitit 2021 ka trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria, në shtete të Europës, për llogari të grupit kriminal në të cilin bënte pjesë.

Në muajin prill të këtij viti për 39-vjeçarin, GjKKO-ja kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Njoftimi i Interpol Tirana:

Ekstradohet nga Italia, një tjetër pjesëtar i grupeve kriminale të implikuara në trafikimin e lëndëve narkotike, nga Shqipëria në Europë.

Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët e Interpol Romës, u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. H., 39 vjeç.

Në muajin prill, 2025, GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

39-vjeçari akuzohet se gjatë vitit 2021, ka trafikuar lëndë narkotike, nga Shqipëria, në shtete të Europës, për llogari të grupit kriminal në të cilin bënte pjesë.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

1690 te rinj do te votojne per here te pare me 9 te dielen kqz tregon detajet 690dbe40bb965
Lajmi i mëparshëm

1,690 të rinj do të votojnë për herë të parë më 9 të dielën – KQZ tregon detajet

ministri i jashtem wadephul i izoluar brenda cdu se 690dbf555e8bb
Lajmi i radhës

Ministri i Jashtëm Wadephul i izoluar brenda CDU-së

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 29 dhjetor

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trusti) mban konferencën vjetore për performancën nga investimet për vitin 2025. (Zyrat e Trustit, Rr. “Perandori Justinian”, Nr. 71, Lagjja Pejton, ora 10:00) Banka Qendrore Kosovës

Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981

Modeli Jaguar XJ6 i vitit 1981 po tërheq sërish interesin e entuziastëve të makinave klasike falë dizajnit të tij të përjetshëm dhe linjave elegante. Modeli konsiderohej një ikonë me prezencë aristokratike në
ShkoLartë