Një 19-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se pak javë më parë plagosi me thikë një 18-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet më 23 maj pas një konflikti për motive të dobëta.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara, kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit të koduar “Catch”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin E. R., 19 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 23.11.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës një 18-vjeçar”, sqaron policia.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Burimi: botasot.info


