ishte ne itali per djalin papritmas u ndje keq flet vellai i shpat kasapit 6926eff1cd0e1

“Ishte në Itali për djalin, papritmas u ndje keq”, flet vëllai i Shpat Kasapit

November 26, 2025
1 minut lexim

Vdekja e papritur e Shpat Kasapit në moshën 40-vjeçare ishte tronditëse për familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njihnin.

Ai ndodhej në Itali bashkë me ish-bashkëshorten e tij dhe djalin e tyre, Roelin, për ta dërguar atë në kontroll mjekësor, kur në orët e vona të së martës ishte ndier papritur keq dhe ka ndërruar jetë.

Kështu ka treguar vëllai i Shpatit, Albini, në një intervistë për Top Channel.

Sipas tij, ndihma e parë mjekësore i ishte dhënë Shpatit në banesë, por ai nuk kishte arritur të mbijetonte. Albini tha se deri tani dyshohet se shkak i ndarjes nga jeta ka qenë një arrest kardiak.

Albini ka treguar se Shpati ka pasur disa shqetësime të vogla nga zemra, por siç tha ai, jo diçka serioze.

Trupi i tij ndodhet në Itali, ndërsa në vijim pritet që të kryhen procedurat për të mbërritur pranë familjarëve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

AGELER DHE KOSTOVSKI
Lajmi i mëparshëm

Kostovski: Miqësia me SHBA-në, prioritet strategjik për Butelin

sllovenia njeh patente shoferet e rmv se qytetaret sdo te kene nevoje te japin provim praktik ne kete shtet 6926f974aa286
Lajmi i radhës

Sllovenia njeh patentë shoferët e RMV-së, qytetarët s’do të kenë nevojë të japin provim praktik në këtë shtet

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë