ishte akademia politike e ps se ylli dylgjeri kujton punen me fatos nanon kemi shume histori ja cfare me tha pas zgjedhjeve te 2005 690797e682a14

“Ishte akademia politike e PS-së”/ Ylli Dylgjeri kujton punën me Fatos Nanon: Kemi shumë histori, ja çfarë më tha pas zgjedhjeve të 2005

November 2, 2025
1 minut lexim

Mes shumë figurave të njohura politike, i pranishëm në homazhet për Fatos Nanon ishte dhe ish-drejtori i komunikimit në kryeministri, Ylli Dylgjeri.

Në një prononcim për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, Dylgjeri kujton punën me ish-kryeministrin Nanon dhe fjalët e tij pas zgjedhjeve të vitit 2005.

“Unë kam kujtime dhjetëra-vjeçare me Fatosin. Njihemi që në kohën kur ai punonte ekonomist në ish-kooperativën e Priskës dhe më pas rrugët tona u bashkuan kur ai ishte në Institutin e Studimeve dhe unë në Komitetin Qendror të Rinisë. Koha e solli që ai të më ftojë të punojë në Partinë Socialiste si drejtor informacioni dhe marrëdhënieve publike dhe më pas në këshillin e ministrave pranë tij dhe njëkohësisht drejtor informacioni. Kujtimet janë të pafundme.

Fatosi për mua ishte institucion, ishte akademia politike e PS-së. Fatosi dinte të dëgjonte, Fatosi dinte të fliste, Fatosi dinte të të largonte dhe dinte njëkohësisht të të riftonte. Dikur në atë kohë thuheshe një fjalë që Fatosi ishte ai shoferi i autobusit që të zbret, por meqë bën unazën, të merr prapë në kthim.

Pra nuk kishte mëri. Me Fatosin bashkëpunoje dhe punoje me pasion. Kjo është një humbje e madhe për politikën, sepse i humbi instituti i garës, gjë të cilën sot e ka humbur. Unë jam pjesë e garës, jam pjesë e administratës publike, pjesë e nëpunësit civil kur mund të them që në atë kohë filloi të zbatohej ky ligj, filloi të realizohej dhe më pas çdo ditë u shkarkua e shkarkua me radhë.

Për ta përmbyllur, për Fatosin mund të flitet me orë e me ditë. Unë kam shumë histori dhe në momentet e fundit kur ai ka dhënë dorëheqje. Ai iku nga Partia Socialiste, duke i riftuar përsëri zëvendësuesit që ai mendoi, megjithëse ata nuk pranuan dhe kujtoj fjalën e fundit që më tha para se të niseshim për Tiranë. Kemi qenë në zgjedhjet e 2005-ës në Sarandë, më tha meqë nuk më duan, unë po i them që do më kërkoni dhe ne sot po e kërkojmë Fatosin”, tha Dylgjeri.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

keds ngarkesa maksimale e energjise elektrike po arrin ne nivelin rekord 69079744091e9
Lajmi i mëparshëm

KEDS: Ngarkesa maksimale e energjisë elektrike po arrin në nivelin rekord

rrjetet sociale po e helmojne trurin e inteligjences artificiale 6907980e158e2
Lajmi i radhës

Rrjetet sociale po e helmojnë “trurin” e inteligjencës artificiale

Të fundit nga

ShkoLartë