ishp te rinjte po perdorin ilace pa nevoje mjekesore problematike po aq sa perdorimi i alkoolit apo cigareve elektronike 695e8bfb747be

ISHP: Të rinjtë po përdorin ilaçe pa nevojë mjekësore, problematikë po aq sa përdorimi i alkoolit apo cigareve elektronike

January 7, 2026
1 minut lexim

Shkup, 7 janar – Rezultatet më të fundit të një hulumtimi të Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se 10 për qind e nxënësve të shkollave të mesme të moshës 15 dhe 16 vjeç në Maqedoninë e Veriut kanë përdorur ilaçe kundër dhimbjes, kanë marrë analgjetikë pa nevojë mjekësore.

Hulumtimi, i realizuar me mbi 2.800 nxënës, ngre çështje serioze për rritjen e zakoneve të rrezikshme tek të rinjtë.

Prej tyre, 6,6% kanë përdorur sedativë ose qetësues pa recetë.

Ekspertët paralajmërojnë se ky lloj keqpërdorimi është veçanërisht i rrezikshëm, pasi ilaçet shpesh perceptohen si më “të sigurta” se drogat dhe janë lehtësisht të disponueshme në shtëpi.

Sa i përket kanabisit, 5% e nxënësve kanë deklaruar se e kanë përdorur të paktën një herë në jetë, 4,3% gjatë vitit të fundit dhe 2,6% gjatë muajit të fundit.

Edhe pse këto shifra kanë mbetur relativisht të qëndrueshme gjatë 15 viteve të fundit, ISHP vlerëson se kanabisi mbetet pjesë e “normalizuar” e sjelljes së rrezikshme tek adoleshentët.

Përdorimi i drogave më të rënda si kokaina, amfetaminat dhe ekstazia është nën 2%, por shqetësues mbetet fakti se një pjesë e nxënësve fillojnë përdorimin e kanabisit në moshën 13 vjeç ose edhe më herët, më shpesh djem sesa vajza.

Në hulumtim është përmendur edhe problemi me abuzimin me alkoolin si dhe përdorimi i cigareve elektronike.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pse disa njerez perparojne ndersa te tjeret mbeten ne vend gjithcka nis nga biseda me shefin 695e8731c60b6
Lajmi i mëparshëm

Pse disa njerëz përparojnë, ndërsa të tjerët mbeten në vend? Gjithçka nis nga biseda me shefin

integrimi i maqedonise ne be mbetet ne ngerc pushteti sleshon pe per kushtetuten 695e8d576723d
Lajmi i radhës

Integrimi i Maqedonisë në BE mbetet në ngërç, pushteti s’lëshon pe për Kushtetutën

Të fundit nga

ShkoLartë