Ish veterani i UÇK-së akuzon BDI-në dhe Danella Arsovskën për hakmarrje politike: Vëllai im u largua nga puna pas 13 vitesh shërbim

July 3, 2025
1 minut lexim

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Xhemë Lamallari, i njohur ndryshe si Komandant Baruti, ka reaguar ashpër pas largimit nga puna të vëllait të tij, duke e cilësuar këtë veprim si hakmarrje politike.

Në një postim publik, Lamallari shkruan se vëllai i tij u shkarkua pas 13 vitesh pune në institucionet publike të qytetit të Shkupit, dhe fajëson drejtuesit aktualë për këtë vendim. Ai e lidh largimin me bashkëpunimin politik mes BDI-së dhe kryetares së Shkupit, Danella Arsovska.

“E kuptoj panikun e atyre që po japin shkelmat e fundit. Më vjen keq për vëllain tim që u bë viktimë, por kjo më jep edhe më shumë bindje se kam qenë në anën e duhur kur kam përkrahur birin e kësaj toke, Izet Mexhitin,” shkruan Lamallari.

Ai paralajmëron se në zgjedhjet lokale të tetorit do të ketë një “revolucion në kutitë e votimit”, duke ftuar qytetarët që të ndëshkojnë me votë, siç thotë ai, strukturat e vjetra politike që përdorin hakmarrjen si mjet për të ndëshkuar kundërshtarët.

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Kocevski: Nevojiten më shumë mjete për raportet e ekspertëve për rastet “Pulse” dhe “Onkologjia”

Lajmi i radhës

Angellov: Sipas parashikimeve me gjasë do të kemi verë shumë të vështirë me shumë zjarre për shuarje

Të fundit nga

ShkoLartë