IMG 6357

Ish veterani i UÇK-së akuzon BDI-në dhe Danella Arsovskën për hakmarrje politike: Vëllai im u largua nga puna pas 13 vitesh shërbim

July 3, 2025
1 minut lexim

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Xhemë Lamallari, i njohur ndryshe si Komandant Baruti, ka reaguar ashpër pas largimit nga puna të vëllait të tij, duke e cilësuar këtë veprim si hakmarrje politike.

Në një postim publik, Lamallari shkruan se vëllai i tij u shkarkua pas 13 vitesh pune në institucionet publike të qytetit të Shkupit, dhe fajëson drejtuesit aktualë për këtë vendim. Ai e lidh largimin me bashkëpunimin politik mes BDI-së dhe kryetares së Shkupit, Danella Arsovska.

“E kuptoj panikun e atyre që po japin shkelmat e fundit. Më vjen keq për vëllain tim që u bë viktimë, por kjo më jep edhe më shumë bindje se kam qenë në anën e duhur kur kam përkrahur birin e kësaj toke, Izet Mexhitin,” shkruan Lamallari.

Ai paralajmëron se në zgjedhjet lokale të tetorit do të ketë një “revolucion në kutitë e votimit”, duke ftuar qytetarët që të ndëshkojnë me votë, siç thotë ai, strukturat e vjetra politike që përdorin hakmarrjen si mjet për të ndëshkuar kundërshtarët.

IMG 6353

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kocevski nevojiten me shume mjete per raportet e eksperteve per rastet pulse dhe onkologjia 6866956ebb6d7
Lajmi i mëparshëm

Kocevski: Nevojiten më shumë mjete për raportet e ekspertëve për rastet “Pulse” dhe “Onkologjia”

angellov sipas parashikimeve me gjase do te kemi vere shume te veshtire me shume zjarre per shuarje 68669a5a27452
Lajmi i radhës

Angellov: Sipas parashikimeve me gjasë do të kemi verë shumë të vështirë me shumë zjarre për shuarje

Të fundit nga

ShkoLartë