ish truproja i fatos nanos ps dhe pd sdonin qe ai te behej president 69072c92f2c9c

Ish-truproja i Fatos Nanos: PS dhe PD s’donin që ai të bëhej President

November 2, 2025
1 minut lexim

Ish-truproja i Fatos Nanos, Viktor Agolli, ka marrë pjesë në homazhet për nder të ish-kryeministrit socialist.



Gjatë fjalës së tij për mediat, Agolli tha se Fatos Nano do të mbahet mend nga populli shqiptar, për ato vepra që ai bëri për Shqipërinë.

Sipas Agollit, Nano e gjeti shtetin të rrënuar dhe e çoi në rrugën e duhur. Ai rrëfeu edhe takimin e fundit me Fatos Nanon në Durrës, teksa shtoi se si nga e majta, ashtu edhe nga e djathta, nuk donin që ai të bëhej President.

“Fatos Nano do mbahet mend nga njerëzit e thjeshtë. Për atë që bëri dhe çfarë i bëri Shqipërisë. E mori në 1997 të rrënuar. Presidenca dhe Kryeministria nuk kishin as karrige. Ishte Fatos Nano që njohu dorëheqjen dhe nuk u kthye më kurrë në politikë. Ishte Fatos Nano ai që i mori njerëzit në thonjza nga rruga dhe i bëri ministra. Ishte Fatos Nano që këndonte Bitëllsat, që dinte 7 gjuhë të huaja, që në arenën ndërkombëtare kishte miq të mëdhenj si Bill Clinton dhe Berlusconi.

Unë kam pasur krenarinë dhe gjithë grupi që kemi punuar me këtë burrë. Fatos Nano do ngelet në mendjet e shqiptarëve si një burrë që diti të bënte shtet. Për herë të fundit e kam takuar në vitin 2019 në Durrës. Kontaktet i mbaja me palë të treta. Më takoi kur isha shef kufiri dhe më tha ‘hë arrite deri këtu?’ dhe unë i thashë ‘kam mbaruar shkollën politike të Fatos Nanos që erdha deri këtu’.

A kishte peng? Po peng ishte që nuk u bë president. Jo vetëm PD, por edhe PS nuk donin ta bënin President. Ky ishte pengu jonë, i atij ndoshta jo. Fatos Nano për të mos e çuar qeverinë në zgjedhje të tjera, sakrifikoi veten dhe partinë e vetë, pasi 6 deputetë të PS votuan Bamir Topin për President të Republikës”, tha mes të tjerash Agolli.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nente te plagosur ne londer sulmi me thike ne nje tren dyshohet per terrorizem 69072986e6982
Lajmi i mëparshëm

Nëntë të plagosur në Londër/ Sulmi me thikë në një tren, dyshohet për terrorizëm

ukraina sulmon tubacionin prane moskes i dhame goditje te rende rusise 69072dc368bfa
Lajmi i radhës

Ukraina sulmon tubacionin pranë Moskës: I dhamë goditje të rëndë Rusisë

Të fundit nga

ShkoLartë