ish presidenti rus agresioni i armatosur kunder iranit eshte sulm frikacak 69b097dd9c968

Ish-Presidenti rus: Agresioni i armatosur kundër Iranit është sulm frikacak

March 11, 2026
1 minut lexim

Në një mesazh drejtuar Liderit Suprem të zgjedhur të Iranit, Moitaba Khamenei, zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dmitry Medvedev, e quajti sulmin ndaj Teheranit ‘një agresion të armatosur frikacak dhe të paprovokuar.’



Medvedev, i cili më herët ka qenë edhe President i Rusisë, tha më tej se ishte e bindur me Moitaba Khamenei do e thellonte më tej partneritetin strategjik ruso-iranian.

“Jam i bindur se puna e tij në këtë post do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik gjithëpërfshirës ruso-iranian, veçanërisht përballë agresionit të armatosur frikacak dhe të paprovokuar kundër Iranit”, raportohet se kishte shkruar në Telegram Medvedev.

Medvedev i uroi gjithashtu popullit iranian “guxim dhe qëndrueshmëri në luftën e tyre heroike për sovranitetin e atdheut të tyre”.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

AFRIM GASHI 1
Lajmi i mëparshëm

Iftar i përbashkët në Kuvend: Gashi thekson vlerat e solidaritetit në Ramazan

RRUGA SHKUP BLLACE
Lajmi i radhës

Dy kilometrat e Bllacës rrezik për shoferët, segment pa dalje, pa sinjalizim

Të fundit nga

ShkoLartë