ish presidenti meta uron besimtaret myslimane qofte ky muaj i shenjte nje kohe reflektimi dhe afrimi me zotin 6996109461590

Ish-Presidenti Meta uron besimtarët myslimanë: Qoftë ky muaj i Shenjtë një kohë reflektimi dhe afrimi me Zotin

February 18, 2026
1 minut lexim

Ish-Presidenti Ilir Meta ka ndarë një urim për të gjithë besimtarët myslimanë. Nga qelia Meta uron muajin e Ramazanit duke u shprehur që ky muaj të jetë një kohë reflektimi, mëshire dhe afrimi me Zotin.

Reagimi:

GËZUAR MUAJIN E BEKUAR TË RAMAZANIT!

Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë agjërim të lehtë, të pranuar, të shëndetshëm dhe me mbarësi!

Qoftë ky Muaj i Shenjtë një kohë reflektimi, mëshire dhe afrimi me Zotin, duke forcuar solidaritetin, dashurinë dhe mirësinë mes nesh.

“Vërtet, pas vështirësive vjen lehtësimi.” – Kuran.

Me besim të palëkundur në Zot, u bashkohem lutjeve tuaja për begati, shëndet, paqe dhe harmoni në çdo familje shqiptare.

Qoftë Ramazani burim drite për zemrat tona dhe shpresë për të ardhmen!

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

sulm i armatosur ne meksike nje viktime plagosen tete femije 69960fcb378e8
Lajmi i mëparshëm

Sulm i armatosur në Meksikë, një viktimë. Plagosen tetë fëmijë

presidentja osmani uron myslimanet ramazani eshte kohe reflektimi dhe afrimi me njeri tjetrin 699610aee9949
Lajmi i radhës

Presidentja Osmani uron myslimanët: Ramazani është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin

Të fundit nga

ShkoLartë