ish presidenti hashim thaci nga haga tregon per biseden e fundit me babain 68828c004387e

Ish-presidenti Hashim Thaçi nga Haga tregon për bisedën e fundit me babain

July 24, 2025
1 minut lexim

Më 13 mars të këtij viti, ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nën masa të rrepta sigurie pati vizituar babanë e tij të sëmurë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Thaçi në një intervistë në Rubikon tregoi për bisedën që pati me babanë e tij brenda hapësirave të QKUK-së.

“Babai dukej i rrënuar fizikisht, por nuk vërejta sfilitje shpirtërore, aftësia në të folur i ishte dobësuar shumë, pozitiv në ato pak gjëra që flisnim, i kishte ndodhur një përmirësim pothuajse imagjinar para largimit nga bota tokësore e cila tanimë ishte çështje jo ditësh por orësh. Me ne qëndroi mjeku, Kastrioti, gjatë gjithë kohës. I lutem Zotit dhe përulem me respekt për mjeket dhe gjithë stafin ndihmës që e mbajtën gjallë derisa u takuam”.

“Me përjashtim gjatë fëmijërisë sime të hershme dhe atë pa të keq nuk e kisha gënjyer, atë ditë u detyrova nga dashuria, që kur të largohesha të mos ndihej i braktisur, vdekja sikur nuk bënte pjesë në planet e tij mendore dhe të ndërgjegjes, edhe në ato orë ndjeva veç dashuri aspak dëshpërim”, tha Thaçi.

Ish-presidenti tregoi se babai i tij, Haxhia, disa herë e pyeti se “A je kthy me shokët”, gjë për të cilën tha se “duhej t’i thosha ‘po’”.

“Disa herë me pyeti, ‘A je kthy me shokët?’, duhej t’i thosha, ‘Po’. U gëzua si fëmija. Derisa Lumja e ushqente me supë, dëshironte të fliste e të fliste me mua me gjithë fuqinë e mbetur. “Shumë mirë që qenkan lëshu krejt shokët”, e përsëriti disa herë atë ditë”, tha tutje Thaçi.

Më tej, Thaçi u shpreh se kur erdhi koah për t’u përshëndetur e që të largohej, babai të tij i tha se “po shkoj në Burojë, të pres atje për çaj”.

“Ishte i përmbushur. Kur erdhi koha për tu përshëndetur e që të largohesha me lehtë i thashë ‘Po shkoj ne Burojë të pres atje për çaj’, mu përgjigj, ‘shumë mirë, shko se edhe unë vij me kismet shpejt, nuk kam çka me nejt këtu’”, u shpreh Thaçi.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kapiteni i partizanit te beogradit perballet me nje shqiptar deklarata thumbuese e trajnerit ukranas 68828bfcd35bb
Lajmi i mëparshëm

Kapiteni i Partizanit të Beogradit përballet me një shqiptar! Deklarata thumbuese e trajnerit ukranas

10 te vdekur nga permbytjet ne pakistan 68828d2889c9b
Lajmi i radhës

​10 të vdekur nga përmbytjet në Pakistan

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë