ish presidenti francez nicolas sarkozy lirohet nga burgu ne pritje te apelimit 6911edc5ce7f6

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy lirohet nga burgu në pritje të apelimit

November 10, 2025
1 minut lexim

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, do të lirohet nga burgu pasi gjykata  Paris vendosi të hënën se ai mund të qëndrojë i lirë deri në shqyrtimin e apelimit të dënimit të dhënë në shtator për “komplot kriminal”. 

Sarkozy u dënua për përfshirjen e tij në një skemë të financimit të fushatës së vitit 2007 me para të dyshuara nga Libia, në këmbim të favoreve diplomatike.

Gjatë një paraqitjeje me video para gjykatës, ai deklaroi se 20 ditët e kaluara në burg kanë qenë “shumë të vështira”.

Prokurorët kërkuan që Sarkozy të lirohej nën kontroll gjyqësor, me kufizime mbi personat me të cilët ai mund të ketë kontakt.

Gjykata sqaroi gjithashtu se ish-presidentit i ndalohet çdo komunikim me personat e përfshirë në çështje, si edhe me ministrin aktual të Drejtësisë së Francës, Gerald Darmanin, i cili tërhoqi vëmendjen publike pasi vizitoi Sarkozy-n në burg në tetor.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vajza e putinit qendron pas fushates per te rrezuar ministrin e jashtem sergei lavrov zbulohet qellimi i saj 6911ec14975c3
Lajmi i mëparshëm

Vajza e Putinit qëndron pas fushatës për të rrëzuar ministrin e jashtëm Sergei Lavrov – zbulohet qëllimi i saj

numerim votash me inteligjence artificiale celibashi rezultatet ishin te sakta 6911f0d3ce31e
Lajmi i radhës

Numërim votash me inteligjencë artificiale, Celibashi: Rezultatet ishin të sakta

Të fundit nga

ShkoLartë