IMG 6851
Screenshot

Ish ministrat e BDI-së shetisin me motor 30 mijë euro! Popullin e lanë në mjerim, ata jetojnë në luks!

July 13, 2025
1 minut lexim

Në një foto të publikuar së fundmi, shihen dy ish-ministra të BDI-së duke shëtitur në male me një motor luksoz që kushton rreth 30.000 euro. Në sfond tingëllon kënga “Në mes të atdheut”, por realiteti i këtij “atdheu” është shumë i hidhur për qytetarin e thjeshtë.

Nga i morën paratë? Ish-funksionarët që për vite me radhë ishin pjesë e pushtetit dhe premtuan zhvillim për popullin, sot jetojnë në luks, ndërsa shumica e shqiptarëve luftojnë për mbijetesë. Qindra mijëra të rinj kanë emigruar, ndërsa këta kanë “rregulluar punët e veta”.

Kush do të japë llogari? Nëse këta njerëz kanë deklaruar të ardhura modeste, si arrijnë të blejnë mjete me vlerë sa një apartament? Këto janë pyetjet që duhet të bëjë çdo qytetar.

Populli ka mbetur pa zë, por ata nuk kanë turp të postojnë luksin e tyre publikisht.

Burimi: ZBULO.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trajneri francez komenton finalen psg chelsea 6873ef33eb4e1
Lajmi i mëparshëm

Trajneri francez komenton finalen PSG-Chelsea

dore mbi policine dore mbi shtetin veprimtari shqiptaro amerikan reagon ashper kunder sulmeve te fundit ndaj policise 6873ef6ecbbb7
Lajmi i radhës

“Dorë mbi policinë, dorë mbi shtetin”- Veprimtari shqiptaro-amerikan reagon ashpër kundër sulmeve të fundit ndaj Policisë

Të fundit nga

ShkoLartë