ish kryeprokurori zberthen perplasjen e kryeministrit me bkh ne i tha mos hajdeni 69409bb5444d5

Ish-kryeprokurori “zbërthen” përplasjen e Kryeministrit me BKH-në: I tha mos hajdeni

December 16, 2025
1 minut lexim

Ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhillin, në Euronews Albania. Beçi u shpreh se, sipas tij, deklarata e kryeministrit Rama ndaj BKH-së fsheh një mesazh të qartë për të mos iu afruar atij.

“Minimalisht, armën e zjarrit, kur e lë pa mbrojtje ose kur futet në një kasafortë, çelësin duhet ta marrësh me vete, por gjithashtu duhen marrë të dhënat balistike të armës së zjarrit. Nuk po them që është kryer një krim, por për një ngjarje që ndodh duhet të kesh siguri për armën e zjarrit. Nuk mund ta lësh dokudo.

Këtu lind shqetësimi se si do të zbatohet Kodi i Procedurës Penale ndaj kryeministrit. Referuar këtij kodi, BKH duhet të shkojë në zyrë dhe nuk duhet të presë për të marrë leje. Nuk ka problem, është vetëm një tërheqje vëmendjeje me fjalën ‘patllake’. Por po krijohet një klimë e tillë: ‘kur të merrni prova, do merrni leje tek unë’. Atëherë kjo nuk është më hetim. Unë nuk mund të marr leje.

Në rast se kjo nuk është thjesht një dëshirë për të bërë kritikë ndaj BKH-së, unë e shoh si një paralajmërim që të mos hajde te godina ime për të marrë diçka,” – tha Beçi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rrefimi i trishte i shkurtes per aktivitetin human tentuan te me keqperdorin seksualisht 694089381d721
Lajmi i mëparshëm

Rrëfimi i trishtë i Shkurtës për aktivitetin human: Tentuan të me keqpërdorin seksualisht!

shenjestra e barcelones dhe realit do te kushtonte 120 milione euro gjithsej 69409c1429375
Lajmi i radhës

Shënjestra e Barcelonës dhe Realit do të kushtonte 120 milionë euro gjithsej

Të fundit nga

Mot i vranët me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot në vend do të mbajë mot i vranët, me intervale të shkurtra me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -6
ShkoLartë