ish kryeministri italian tregon prapaskenat nga takimi me putin me dukej shume i lodhur po e manin dy persona 68d7ea141b07b

Ish-kryeministri italian tregon prapaskenat nga takimi me Putin: Më dukej shumë i lodhur po e manin dy persona

September 27, 2025
1 minut lexim

Ish-kryeministri italian Massimo D’Alema i ftuar në Pekin për kremtimet e 80 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, rrëfeu se gjatë takimit të tij me presidentin rus, pati një moment që e shqetësoi pasi Putini po mbahej nga dy persona.

“Më dukej shumë i lodhur,” u shpreh D’Alema.

Vizita në Kinë kishte ngjallur debate të brendshme në Itali, për shkak të pranisë së D’Alemës mes udhëheqësve autoritarë si Kim Jong-un, Lukashenko dhe Masoud Pezeshkian. Por më përtej polemikave diplomatike, vëmendja u përqendrua në gjendjen fizike të Putinit.

Ndrërsa Kremlini ka mohuar prej kohësh akuzat për sëmundje të Putinit, duke i quajtur ato shpikje mediatike dhe lajme fallso.

Gjithsesi, nuk ekziston asnjë konfirmim publik për diagnoza konkrete, dhe gjithë ky peizazh mbetet në fushën e spekulimeve dhe interpretimeve.

Çdo lëvizje, çdo fjalë e deklaruar nga burimet ruse apo të jashtme, tani tensionohet nga pasqyrimi i asaj që mund të jetë një lider në dobësim apo thjesht një lider që ruan sekretet e tij me kujdes maksimal.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

funksioni i ri i samsungut eshte nje shpate me dy tehe 68d7e9df6240c
Lajmi i mëparshëm

Funksioni i ri i Samsungut është një shpatë me dy tehe

kaos ne administraten amerikane punonjesit ne ankth per mbylljen e mundshme te qeverise dhe pushimin nga puna 68d7ebc5bdea0
Lajmi i radhës

Kaos në Administratën Amerikane, punonjësit në ankth për mbylljen e mundshme të qeverisë dhe pushimin nga puna

Të fundit nga

ShkoLartë