ish kryeministri fatos nano ne gjendje te rende shendetesore 68f6253360648

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

October 20, 2025
1 minut lexim

Prej 12 ditësh, ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë për shkak të problemeve shëndetësore. Mësohet se Nano është shtruar në spital prej 8 tetorit dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.



Lideri historik i PS-së, Nano, prej kohësh ka probleme me mushkërinë dhe është shtruar disa herë në spital. Ai është shtruar në spital edhe më herët për shkak të një problemi kronik respirator, që njihet edhe si SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike.

Fatos Nano, 73-vjeç, është një prej ish-kryeministrave të Shqipërisë, ndërsa u shkëput nga politika në vitin 2005. Ish-kryeministri Fatos Nano është themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Nano ka qenë kryetar i Partisë Socialiste që nga 12 qershori i vitit 1991 e deri në vitin 2005, periudhë në të cilën shërbeu edhe si kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

luvri cfare ndodhi gjate 7 minutave te grabitjes maskimi si punetore ashensori i mallrave stolite dhe i vetmi gabim muzeu i parisit i mbyllur edhe sot 68f62229ed11f
Lajmi i mëparshëm

Luvri, çfarë ndodhi gjatë 7 minutave të grabitjes: maskimi si punëtorë, ashensori i mallrave, stolitë dhe i vetmi gabim… Muzeu i Parisit i mbyllur edhe sot

perurohet shtatorja e heroit rizah salihaj ne zabergje te klines merr pjese haradinaj 68f6274e9c8d3
Lajmi i radhës

Përurohet shtatorja e heroit Rizah Salihaj në Zabërgjë të Klinës, merr pjesë Haradinaj

Të fundit nga

ShkoLartë