ish komandanti i uck thirrje publike per delegatet e kuvendit te kosoves 687c813026341

Ish-komandanti i UÇK: Thirrje publike për delegatët e Kuvendit të Kosovës

July 20, 2025
1 minut lexim

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Hoxha, ka reaguar ashpër ndaj ngërçit politik të krijuar në Kuvendin e Kosovës, pas 49 tentimeve të dështuara për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Në një thirrje publike drejtuar delegatëve, ai ka shprehur shqetësimin për, siç e quan ai, “dhunën institucionale dhe presionin emocional” që po i bëhet qytetarëve.

“49 herë dështim për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit?! Kjo nuk është demokraci. Kjo është dhunë institucionale, presion emocional dhe nënçmim e poshtrim ndaj sovranit!”, deklaron Hoxha.

Postimi i plotë:

Thirrje publike për delegatët e Kuvendit të Kosovës!

Ndalin dhunën psiqike dhe presionin politik ndaj votuesve!

49 herë dështim për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit?!

Kjo nuk është demokraci.

Kjo është dhunë institucionale, presion emocional dhe nënçmim e poshtrim ndaj sovranit!

Ju jeni aty me votën tonë – jo për pazare, jo për blof politik, por për të përfaqësuar interesin tonë!

“Mjaft me lojëra partiake!”

“Mjaft me shantazh dhe bllokada!”

“Mjaft me tallje me popullin!”

Koha për përgjegjësi ka ardhur!

Nëse nuk jeni në gjendje ta udhëhiqni Kuvendin dhe shtetin – lëshoni vendin” Mos e bllokoni vendin!

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

butrint imeri ne lidhje dashurie 687c35b76eb3b
Lajmi i mëparshëm

Butrint Imeri në lidhje dashurie?

punimet ne rrjet keds njofton per nderprerje te rrymes 687c8925df66c
Lajmi i radhës

Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerje të rrymës

Të fundit nga

ShkoLartë