ish hajduti i bizhuterive kritikon grabitesit e luvrit ne france ishin amatore 68f8e58618b17

Ish-hajduti i bizhuterive “kritikon” grabitësit e Luvrit në Francë: Ishin amatorë

October 22, 2025
min lexim

Muzeu i famshëm i Luvrit në Paris pritet të rihapet të mërkurën, por këtë herë pa një pjesë të çmuar të trashëgimisë së tij kulturore. Sipas një prokurori francez, rreth 102 milionë dollarë në thesare të çmuara janë vjedhur në një nga grabitjet më spektakolare të dekadave të fundit, që tashmë po quhet “Grabitja e shekullit”.



Sipas shkrimtarit amerikan Michael Finkel, autor i librit “The Art Thief”, humbja është e rëndë jo vetëm për Francën, por për gjithë njerëzimin. “Viktimat e vërteta të këtij krimi jemi të gjithë ne, që nuk do të mund t’i shohim më këto vepra të jashtëzakonshme”, u shpreh ai.

Grabitja kujton episodin historik të vitit 1911, kur “Mona Lisa” e Leonardo da Vinçit u mor nga muret e Luvrit, për t’u gjetur dy vjet më vonë. Këtë herë, vjedhësit duket se kanë vepruar me shpejtësi, duke hyrë në muze përmes një dritareje dhe duke marrë bizhuteri të rralla, përfshirë një set me diamante dhe safirë, një kurorë dhe një varëse me smeralde, përpara se të largoheshin me motoçikleta. “Ata vepruan sikur gjithçka ishte normale, si të ishin punëtorë ndërtimi. Arritën të hyjnë dhe të dalin për vetëm shtatë minuta”, tha Finkel për mediat franceze.

Policia franceze thotë se hajdutët përdorën një shkallë të montuar në kamion për të hyrë në Galerinë Apollo, një nga sallat më të bukura dhe më të ruajtura të Luvrit. Në vendngjarje u gjetën një bombol gazi dhe një gur flesibël, mjete që dyshohet se u përdorën për të hapur kasafortat e blinduara.

Megjithatë, sipas Larry Lawton, një ish-hajdut bizhuterish që sot punon si konsulent sigurie, grabitësit nuk ishin plotësisht profesionistë. “Ata lanë pas njërin prej bizhuterive të vjedhura. Kur ke vetëm nëntë sete dhe humb njërin, ke hedhur poshtë një të nëntën e gjithë plaçkës tënde. Ky është një veprim amatoresk”.

“Ishin amatorë”, ish-hajduti i bizhuterive

Eksperti i gjetjes së veprave të artit, Arthur Brand, thotë për CNN se bizhuteritë e Napoleonit janë tepër të njohura për t’u shitur në tregun e zi në formën e tyre origjinale. “Ato përmbajnë ar, argjend dhe diamante. Hajdutët ndoshta do t’i shkrijë metalet dhe do t’i presin gurët për t’i bërë të pashpjegueshme origjinën e tyre”, shpjegoi Brand.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet franceze po punojnë me Interpolin dhe ekspertë ndërkombëtarë për të gjurmuar lëvizjen e thesareve të vjedhura. Por mungesa e bizhuterive ikonike do të kujtojë për një kohë të gjatë “Grabitjen e Shekullit” në Luvër.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

babai i ervis martinajt i kerkon gjykates se lezhes qe ta shpalle te zhdukur 68f8e45f3f86d
Lajmi i mëparshëm

Babai i Ervis Martinajt i kërkon Gjykatës së Lezhës që ta shpallë të zhdukur

ndahet nga jeta veterani i uck se rafiz sejdiu 68f8e6703d8b1
Lajmi i radhës

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Rafiz Sejdiu

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë