ish gruaja e tatlises ndan risine e fundit nga ai 6ac4c5c8df344

Ish-gruaja e Tatlises ndan risinë e fundit nga ai

October 6, 2026
1 minut lexim

Pamjet e fundit të İbrahim Tatlıses kanë ngritur pikëpyetje për gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa tani ka ardhur një sqarim nga një prej njerëzve që e njeh prej vitesh.

Ish-bashkëshortja e këngëtarit të njohur turk, Ayşegül Yıldız, ka treguar se Tatlıses vazhdon fizioterapinë dhe se nuk ka pasur ndonjë përkeqësim të ri të gjendjes së tij.

“Fizioterapia e İbrahim Beyt vazhdon. Është një nga njerëzit më këmbëngulës dhe luftarakë që kam njohur në jetën time. Ka një karakter vërtet shumë të fortë”, ka deklaruar Yıldız, duke shtuar se artisti po i nënshtrohet trajtimeve me shumë përkushtim.

E pyetur drejtpërdrejt për gjendjen e tij aktuale, ajo ka qetësuar fansat duke thënë se shëndeti i Tatlıses është i njëjtë dhe se shpreson që ai të përmirësohet edhe më shumë.

Procesi i rehabilitimit vjen pas një periudhe jo të lehtë shëndetësore për artistin 74-vjeçar.

Në prill të këtij viti, Tatlıses ishte shtruar në spital me temperaturë të lartë dhe rënie të tensionit. Mjekët kishin konstatuar një infeksion serioz të tëmthit, ndërsa për një periudhë ai ishte mbajtur në kujdes intensiv. Pas stabilizimit, artisti iu nënshtrua operacionit, të cilin mjekët e kishin përshkruar si një ndërhyrje të komplikuar për shkak të infeksionit të rëndë.

Pas qëndrimit të gjatë pa lëvizur, Tatlıses kishte humbur forcë muskulore. Në qershor, kur në media u raportua se ishte shtruar sërish në spital, ai kishte sqaruar vetë se nuk bëhej fjalë për një situatë urgjente, por për një program të planifikuar fizioterapie me rekomandimin e mjekëve.

Madje, vetëm pak javë më parë kishte ardhur edhe një sinjal pozitiv nga mjeku i tij. Ky i fundit publikoi një fotografi gjatë fizioterapisë dhe bëri të ditur se dhimbja që e kishte shoqëruar prej kohësh Tatlıses ishte qetësuar.

Tani, deklarata e Ayşegül Yıldız konfirmon se rehabilitimi vazhdon dhe, pavarësisht shqetësimit që krijuan pamjet e fundit, nuk raportohet ndonjë përkeqësim i ri i gjendjes së artistit.

İbrahim Tatlıses dhe Ayşegül Yıldız kanë qenë të martuar nga viti 2011 deri më 2013 dhe së bashku kanë vajzën Elif Ada. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ish kreu i inteligjences gjermane arrestohet nen dyshimin per spiunazh 6ac4c4f07bbf1
Lajmi i mëparshëm

Ish-kreu i inteligjencës gjermane arrestohet nën dyshimin për spiunazh

shkaterrohet grupi kriminal nderkombetar i lidhur me trafikimin e paligjshem te droges arrestohen pese persona 6ac4c862cb891
Lajmi i radhës

Shkatërrohet grupi kriminal ndërkombëtar i lidhur me trafikimin e paligjshëm të drogës, arrestohen pesë persona

Të fundit nga

ShkoLartë