ish futbollisti andy carroll pajtohet me te dashuren pasi i dehur bertiti dhe e ofendoi rende ne hotel 68a1ac51d6134

Ish-futbollisti Andy Carroll pajtohet me të dashurën pasi i dehur bërtiti dhe e ofendoi rëndë në hotel

August 17, 2025
min lexim

Futbollisti Andy Carroll ka zbuluar se është rikthyer me të dashurën e tij, grimeren e njohur Lou Teasdale, pas një ndarje të shkurtër që pasoi një sërë konfliktesh mes tyre.

Fillimisht u raportua se Andy (36 vjeç) e kishte lënë Lou (41 vjeçe) sepse ishte lodhur nga sjellja e saj, por burime pranë çiftit zbuluan për Daily Mail se në të vërtetë ka qenë Lou ajo që i dha fund lidhjes.

Carroll tani është zotuar se do të reduktojë konsumimin e alkoolit për të shpëtuar marrëdhënien.

“E dua Lou dhe familjen e saj. Si çdo çift, edhe ne kemi pasur grindje. Disa prej tyre lidhen me alkoolin, pasi Lou ka 14 vite që nuk pi, ndërsa unë jam mësuar të konsumoj një gotë verë ose birrë gjatë darkës dhe një pije pas ndeshjes. Nuk është problem për mua të ndalem. Ne jemi më mirë bashkë dhe po përpiqemi të kapërcejmë vështirësitë tona”, u shpreh Andy.

Një burim tha se pas ndarjes Lou ishte shumë e tronditur, ndërsa Andy e kishte bllokuar në rrjetet sociale dhe kishte fshirë fotografitë e përbashkëta. Megjithatë, futbollisti fluturoi në Ibiza vetëm për ta gjetur atë, me dëshirën për t’u pajtuar.

Çifti ka pasur përplasje edhe në publik. Në fund të muajit të kaluar, gjatë pushimeve në Mykonos, ata u përfshinë në një zënkë të fortë që solli dy herë ndërhyrjen e policisë – fillimisht në një restorant dhe më pas në hotelin ku qëndronin. Një punonjës hoteli konfirmoi për The Sun se Carroll kishte thyer derën e dhomës, ndërsa Lou atë natë u largua për të fjetur në një klub privat luksoz.

Një turist britanik që pa skenën tregoi se Carroll, dukshëm i dehur, bërtiti në rrugë: “Mes nesh ka mbaruar!” më pas në restorant ai dukej i zemëruar, ndërsa Lou qëndronte e heshtur me kokën mes duarve, sikur po qante. Policia mbërriti, por pas një bisede me futbollistin u largua, pasi nuk pa arsye për të ndërhyrë më tej.

Në një deklaratë të përbashkët për The Sun, Carroll dhe Teasdale sqaruan: “Gjatë një darke në pushimet tona në Mykonos patëm një debat më të ashpër, siç ndodh mes çdo çifti. Policia ndërhyri vetëm sepse kalimtarët e bënë çështjen më të madhe nga ç’ishte në të vërtetë. Askush nuk u arrestua dhe nuk pati asnjë akuzë. Ne jemi të lumtur, të dashuruar dhe mezi presim të ardhmen bashkë, ndonëse na vjen keq që një mosmarrëveshje private përfundoi në publik”.

Andy Carroll dhe Lou Teasdale nisën lidhjen vjeshtën e kaluar, pak kohë pasi futbollisti u nda nga ish-bashkëshortja e tij, ylli i reality-show, Billi Mucklow (36 vjeçe).

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mbi nje mije e njeqind raste te regjistruara me kancer ne onkologji 68a1ab2f371a6
Lajmi i mëparshëm

Mbi një mijë e njëqind raste të regjistruara me kancer në Onkologji

asani eksponent te bdi se kunder bdi se se cairit 68a1b07aef5e6
Lajmi i radhës

Asani: Eksponent të BDI-së kundër BDI-së së Çairit

Të fundit nga

ShkoLartë