Ish-drejtori i Burgut të Shkupit dënohet me 8 muaj burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare

December 31, 2025
min lexim

Gjykata Themelore Penale Shkup ka shpallur aktgjykimin për lëndën me numër KOK nr. 98/25, e cila ka të bëjë me keqpërdorime të kryera nga të punësuar në IPB Burgun e Shkupit. Gjykata i shpalli të akuzuarit fajtorë për veprat penale që u viheshin në barrë, duke vlerësuar të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese.

Ish-drejtori i Burgut “Shkup” në Shutkë, Filip Andov – Sokol, është dënuar me tetë muaj burg për veprën penale keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar. Gjykata konstatoi se vepra është kryer në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi.

Të akuzuarit P.A., po ashtu për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar, i është shqiptuar dënim me kusht prej gjashtë muajsh burg, i cili nuk do të ekzekutohet nëse brenda dy viteve nga plotfuqishmëria e aktgjykimit nuk kryen vepër tjetër penale.

I akuzuari Gj.R. u shpall fajtor për veprën penale punë e pandërgjegjshme në shërbim dhe u dënua me kusht me tre muaj burg, me afat prove prej një viti. Të njëjtën masë – tre muaj burg me kusht dhe afat prove prej një viti – gjykata ia shqiptoi edhe të akuzuarit S.P. për të njëjtën vepër penale.

Për të akuzuarin T.N., i cili akuzohej për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar si dhe për punë të pandërgjegjshme në shërbim, gjykata përcaktoi një dënim të vetëm – tetë muaj burg me kusht, i cili nuk do të zbatohet nëse në tre vitet e ardhshme nuk kryen vepër tjetër penale.

I akuzuari E.O. u dënua për punë të pandërgjegjshme në shërbim me gjashtë muaj burg me kusht, me afat prove prej dy vitesh, ndërsa i akuzuari K.V. mori dënim me kusht prej tre muajsh burg me afat prove njëvjeçar.

Aktgjykimi nuk është i formës së prerë dhe palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit Shkup.
Më herët, Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kishte ngritur aktakuzë ndaj ish-drejtorit të Burgut “Shkup”, si dhe ndaj disa mbikëqyrësve të burgut dhe zyrtarëve policorë. Sipas aktakuzës, tetë persona ishin të përfshirë në procedurë, ndërsa për dy persona hetimi ishte ndërprerë për mungesë provash.

Prokuroria njoftoi se i akuzuari kryesor, në cilësinë e drejtorit, së bashku me dy zyrtarë policorë si bashkëkryerës, ka kryer veprën penale të vazhduar keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar. Njëri nga zyrtarët policorë akuzohet edhe për punë të pandërgjegjshme në shërbim, vepër penale për të cilën akuzohen edhe pesë zyrtarë të tjerë.

Sipas pretendimeve në aktakuzë, në periudhën mars–korrik 2024, të akuzuarit me dashje kanë kryer disa veprime të ndërlidhura gjatë ushtrimit të detyrave zyrtare, duke u mundësuar pesë të dënuarve përfitime të paligjshme. Të dënuarit janë shoqëruar deri në shtëpitë e tyre dhe në lokacione të tjera për nevoja private, në kundërshtim me procedurat e përcaktuara për shoqërimin e personave të privuar nga liria jashtë institucioneve korrektuese.
Hetimi për këtë rast ishte hapur në muajin shkurt të këtij viti ndaj dhjetë personave, por për dy prej tyre procedura u ndërpre për mungesë provash.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjyqesori drejtesia mbetet testi me i madh per institucionet 69556d997e2d2
Lajmi i mëparshëm

Gjyqësori, drejtësia mbetet testi më i madh për institucionet

dy te mitur nje gjyqtar dhe shume te vrare te tjere ngjarjet kriminale me te renda qe shenjuan 2025 n 69557b7507d4c
Lajmi i radhës

Dy të mitur, një gjyqtar dhe shumë të vrarë të tjerë! Ngjarjet kriminale më të rënda që shënjuan 2025-n

Të fundit nga

Pritjet e gjakovarëve për vitin 2026

Gjakovarët shpresojnë se më 2026 do të krijohen kushte e mundësi më të mira në planin ekonomik. 2025-ta, viti që po e lëmë pas, për qytetarët e Gjakovës nuk ka qenë edhe
ShkoLartë