ish deputeti orhan ibrahimi paralajmeron formimin e levizjes arberia diten e shtune 686718f936611

Ish deputeti Orhan Ibrahimi, paralajmëron formimin e Lëvizjes Arbëria ditën e shtunë

July 4, 2025
1 minut lexim

Shkup, 4 korrik – Të shtunën, më 5 korrik, në ora 13:00, në ambientet e Teatrit Shqiptar në Shkup do të mbahet themelimi zyrtar i Lëvizjes “ARBËRIA”, një nismë qytetare që synon të sjellë një frymë të re në skenën publike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Ideatori i kësaj lëvizjeje, Orhan Ibrahimi, përmes një njoftimi publik u shpreh se “ARBËRIA” nuk është një parti politike, por një vetëdije e re, një reagim ndaj zhgënjimeve të akumuluara politike dhe një thirrje për bashkim dhe veprim të ndershëm.

“Shqiptarët nuk kanë më nevojë për pronarë të kauzave, por për një organizim të lirë që lind nga shqiptarët dhe punon për shqiptarët,” thekson Ibrahimi.

Lëvizja “ARBËRIA” paraqitet si një platformë e shpresës, rezistencës dhe bashkimit ndër breza – një vendtakim për ata që nuk dorëzohen përballë padrejtësive dhe manipulimeve politike.

Kjo iniciativë vjen në një kohë të ndjeshme për shoqërinë shqiptare në vend, e cila kërkon alternativa të reja dhe autentike për përfaqësim dhe angazhim qytetar.

“Bëhu shpresë. Bëhu pjesë e ARBËRISË!” – përfundon thirrja publike e organizatorëve.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kongresi e miraton projektligjin e trumpit per shpenzime dhe taksa pas disa diteve debate e vonesa 686715ed467cf
Lajmi i mëparshëm

Kongresi e miraton projektligjin e Trumpit për shpenzime dhe taksa pas disa ditëve debate e vonesa

vv ne prizren reagon rreth subvencioneve nga komuna per kulture 68671cb949d5a
Lajmi i radhës

VV në Prizren reagon rreth subvencioneve nga komuna për kulturë

Të fundit nga

Fabregasi po befason

Raportimet në Itali pretendojnë se Cesc Fabregas është i destinuar të bëhet pasardhësi ose i Hansi Flick te Barcelona, ose i Pep Guardiolës te Manchester City, dhe se ai ka pak gjasa
ShkoLartë