ish deputeti maliqi prej tre vitesh asnje hetim per kryebashkiakun kreshnik hajdari pellumb salillarin dhe krimin elektoral 697b4248e672d

Ish-deputeti Maliqi: Prej tre vitesh asnjë hetim për kryebashkiakun Kreshnik Hajdari, Pëllumb Salillarin dhe krimin elektoral!

January 29, 2026
min lexim

Ish-deputeti opozitar Lefter Maliqi ishte sot (29 janar) në Prokurorinë e Posaçme për të depozituar kallëzimet e radhës për krimin elektoral, aferat korruptive me tenderimet në Bashkinë Kuçovë dhe abuzimet në cilësinë e ndërtimit për firmën “Salillari”.

Në dalje të SPAK-ut ai denoncoi me emra dhe deklaroi pakënaqësinë që prej tre vitesh nuk është kryer asnjë hetim për 11 denoncimet radhazi që ka bërë, duke nisur nga manipulimi i votave në zgjedhjet parlamentare dhe lokale, tek prokurimet e infrastrukturës rrugore, kanalizimeve dhe vjedhja e fondeve të buxhetit.

Ai akuzoi direkt kryebashkiakun Kreshnik Hajdari, familjarët e zyrtarit të lartë vendor dhe biznesmenin Pëllumb Salillari, teksa i bëri thirrje edhe kreut të SPAK, Klodian Braho, që të shtyjë më tej hetimet, pasi Prokuroria dhe Gjykata e Beratit i kanë zvarritur.

“Kam bërë 11 denoncime, kallëzime në SPAK. Kam 3 vjet që kam denoncuar për vjedhjen e zgjedhjeve në Kuçovë dhe tenderimet. Kam denoncuar kryebashkiakun Kreshnik Hajdari, kam bërë denoncim për Sinecin, asnjë hetim, vazhdon hetimi të zvarritet. Kam denoncuar rrugën e shtruar nga firma Salillari, por aspak asfalt dhe asnjë hetim. Kam denoncuar rrugën tjetër të Perondisë në SPAK, por asnjë hetim. Kam bërë kallëzim për krimin elektoral në Kuçovë, asnjë hetim deri tani. Ende asnjë hetim deri tani, asnjë nuk është zgjidhur”, tha ai për mediat.

Teksa nënvizoi se kur zvarriten kallëzimet penale të tij, që ka qenë zyrtar i lartë dhe deputet, çfarë mund të bëhej me qytetarët e thjeshtë. Maliqi akuzoi se po mbrohej kryebashkiaku Hajdari dhe biznesmeni Salillari me zvarritjen e hetimeve.

“Nuk ka vend me mua për zvarritje, kam qenë ish-kryepolic, drejtues i Burgjeve dhe politikan, kur ma bëjnë mua këtë, po qytetarëve të thjeshtë. Salillarit i shkuan i morën kompjuterat e të gjitha, por ende asgjë, asnjë hetim për këtë. Po mbrojnë kryebashkiakun Hajdarin për abuzimet. Askush s’është thirrur për të dëshmuar, sepse Hajdari i famshëm i Salillarit të famshëm është strukur në zyrë”, vijoi ish-ligjvënësi.

Më tej Maliqi u shpreh se nuk do të dorëzohej deri në fund, sa të bëhej drejtësi, duke apeluar edhe për kreun e SPAK, Klodian Braho që të nxiste më tej hetimet e thelluara, për të ndëshkuar vjedhjet e zyrtarëve dhe fondeve të shtetit.

“Kam denoncuar edhe afera të tjera korruptive. Ndaj i bëj thirrje edhe kreut të SPAK, Klodian Braho që të hetojë këto vjedhje dhe këta hajdutë. Unë nuk do dorëzohem derisa drejtësia të vihet në vend”, nënvizoi Maliqi.

Ai sqaroi se kishte bërë edhe disa kërkesa radhazi, me denoncime konkrete, prova dhe dokumentacione.

“I jam drejtuar kryeprokurorit të ri, dhe besoj se do të veprojë dhe do të përgjigjet për kallëzimet që kam bërë. Për katër çështje më kanë kthyer përgjigje se nuk i kanë dërguar në SPAK. Kam bërë 11 kallëzime për një krim të rëndë elektoral. Oligarku Salillari bandit, si ka mundësi dhe kur do e vendosin drejtësinë për akuzat që kam bërë, një kallim është këtu dhe një kallëzim është çuar në Prokurorinë e Berati. Dy kilometër asfalt mbi asfalt, një rrugë tjetër në Gore, gjysma e rrugës është bërë nga komuna”, vijoi ai.

Më tej ish-deputeti shpjegoi edhe denoncimet e tjera:

“Krimi elektoral, tender i qenve, çakull elektoral e pastrim parash, vëllai i Anxhelo Kristos ka ndërruar emrin dhe jep garanci me apartamente që i ka në pronësi vëllai i atij Hajdarit. Çfarë ndodh në këtë vend. SPAK zbarkoi tek zyrat e Salillarit mori kompjuterë, por ende asgjë. Gjykata Administrative më kthen përgjigje për mos kompetencë. Salillari ende nuk hetohet se leku e hedh ujin përpjetë. Akoma asnjë hetim. Besoj që Braho Hajdari i Salillarit të fshehur për shkak të bastisje që ka bërë BKH”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e paprecedente nuk kishte bilete shoferi e zbret nga autobusi i shkolles 11 vjecari ecen mes bores 6 km ne kembe 697b414a2efef
Lajmi i mëparshëm

E paprecedentë! Nuk kishte biletë, shoferi e zbret nga autobusi i shkollës. 11-vjeçari ecën mes borës 6 km në këmbë

gjykata refuzon propozimet e mbrojtjes per prova shtese ne rastin e liridona ademajt 697b42492d6b3
Lajmi i radhës

​Gjykata refuzon propozimet e mbrojtjes për prova shtesë në rastin e Liridona Ademajt

Të fundit nga

ShkoLartë