ish deputeti i partise socialiste lirohet nga burgu per 5 vite ska te drejte te ushtroje asnje funksion publik 690a39d53516a

Ish-deputeti i Partisë Socialiste lirohet nga burgu, për 5 vite s’ka të drejtë të ushtrojë asnjë funksion publik

November 4, 2025
1 minut lexim

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako do të dalë nga qelia.

Këtë të martë togat e zeza në GJKKO vendosën që ta dënojnë Bllakon me 4 vite burg, vendim i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar u ul në 2 vite e 8 muaj burg.

Mirëpo, burime për mediat bëjnë me dije se është vendosur nga Gjykata të shuhet masa e sigurimit “arrest me burg” për ish-deputetin dhe është urdhëruar lirimi i tij, nëse nuk ka masë tjetër.

Kjo, pasi masa e paraburgimit është më e madhe se masa e dënimeve që rëndojnë mbi Bllakon.  

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne kuvend u prezantua raporti i komisionit evropian 690a38728e785
Lajmi i mëparshëm

Në Kuvend u prezantua Raporti i Komisionit Evropian

de bruyne i nenshtrohet operacionit 690a3a33c2406
Lajmi i radhës

De Bruyne i nënshtrohet operacionit

Të fundit nga

ShkoLartë