ish banorja e bbva ne mesin e te arrestuarve per mashtrim permes call center ave 6adcbcf508542

Ish-banorja e BBVA në mesin e të arrestuarve për mashtrim përmes Call Center-ave

October 24, 2026
1 minut lexim

Nëntë persona, shtatë meshkuj dhe dy femra, janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprimtari kriminale përmes qendrave të thirrjeve në Prishtinë dhe Obiliq.

Sipas njoftimit të policisë, gjashtë nga të dyshuarit janë shtetas të Kosovës, ndërsa tre të tjerë shtetas të Gjermanisë, shkruan IndeksOnline.

Në mesin e të arrestuarve është edhe këngëtarja dhe ish banorja e BBVA 2, Ariana Plakici.

Të dyshuarit, në bashkëveprim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë përdorur qendrat e thirrjeve për të kontaktuar dhe mashtruar shtetas të huaj. Në pajisjet kompjuterike të tyre janë gjetur të dhëna të personave të huaj.

Gjatë kontrollit të katër lokacioneve, policia ka gjetur dhe konfiskuar 39 kompjuterë, pesë telefona celularë, 12 memorje të jashtme (HDD), një veturë, një armë me gjashtë fishekë, 850 euro dhe 100 franga zvicerane.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë të dyshuarve për mashtrim përmes Call Center-ave.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ahmeti thirrje shqiptareve te lugines dilni masivisht ne votime me 25 tetor 6adcbcf2c60fb
Lajmi i mëparshëm

Ahmeti thirrje shqiptarëve të Luginës: Dilni masivisht në votime më 25 tetor

dap nis kontrollet per te hyrat nga jashte gjate vitit 2021 6adcbd80f117b
Lajmi i radhës

DAP nis kontrollet për të hyrat nga jashtë gjatë vitit 2021

Të fundit nga

ShkoLartë