ish banori i bbvk ribashkohet me djalin pas tre vitesh e gjysme 688fe032773d8

Ish-banori i “BBVK” ribashkohet me djalin pas tre vitesh e gjysmë

August 4, 2025
1 minut lexim

Këngëtari Blasta ka emocionuar ndjekësit me një moment tejet prekës: pas plot 3 vitesh e gjysmë, ai është ribashkuar me djalin e tij.

Blasta, i cili ishte pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, kishte folur publikisht për mallin që ndiente për të birin dhe për periudhën e vështirë pas ndarjes jo të mirë me ish-partneren.

Që nga ajo kohë, mungesa e kontaktit me djalin ka qenë një plagë e hapur për artistin.

Sot, më në fund, pritja ka marrë fund. Në një postim të fundit në Instagram, ai ka ndarë një fotografi të përqafimit të parë me të birin pas kaq shumë kohësh, të shoqëruar me fjalët: “Ribashkim pas 3 vitesh e gjysmë ”.

Një çast i rrallë që flet për durimin, dashurinë dhe fuqinë e lidhjes prind-fëmijë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

moti ne kosove rrebeshe shiu vetetima dhe mundesi per bresher 688fdf0660026
Lajmi i mëparshëm

Moti në Kosovë: Rrebeshe shiu, vetëtima dhe mundësi për breshër

elmazi rruga jone per sarajin sapo ka filluar 688fe46a88179
Lajmi i radhës

Elmazi: Rruga jonë për Sarajin sapo ka filluar!

Të fundit nga

ShkoLartë