ish ambasadorja e shba ne tirane yuri kim i jep fund karrieres diplomatike 68cf08b274398

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

September 20, 2025
1 minut lexim

Ish-ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë në vitet 2019-2023 i ka dhënë fund karrierës së saj diplomatike.
Ajo e ka njoftuar vendimin përmes një ceremonie për daljen e saj në pension nga shërbimi i jashtëm i SHBA-së. Në ceremoni kanë marrë pjesë të afërm të saj, kolegë dhe ish-ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu, Ambasadori i Shqipërisë në Uashington, Ervin Bushati dhe gazetarja Ilva Tare.



IMG 4834
Yuri Kim detyrën e saj të fundit e pati si zëvendësndihmëse sekretare kryesore e shtetit për Evropën dhe Çështjet Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Sakaq, gjatë misionit të saj diplomatik në Shqipëri, Yuri Kim mbështeti rritjen e investimeve amerikane në Shqipëri, por edhe shtyu përpara reformën në drejtësi.

Kim lindi në Korenë e Jugut dhe u rrit në ishullin e Paqësorit, Guam. Ajo u diplomua në vitin 1993 nga Universiteti i Pensilvanisë dhe më pas mori një diplomë Master në Filozofi nga Universiteti i Kembrixhit. Përveç anglishtes, ajo flet gjuhën koreane, mandarine, japonisht dhe turqisht.

Kim ishte gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqësoi Shtetet e Bashkuara si ambasadore dhe ambasadorja e parë e SHBA-së nga Guami. Yuri Kim shërbeu gjatë karrierës së saj në Kore, Japoni, Kinë, Irak, Turqi dhe në Tiranë.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vdekja misterioze e aktorit te njohur kinez autoritetet hetojne disa pista perfshire nje akt kriminal 68cf05a5a1a98
Lajmi i mëparshëm

Vdekja misterioze e aktorit të njohur kinez, autoritetet hetojnë disa pista, përfshirë një akt kriminal

aleanca shqiptare vazhdon fushaten ne uglar per gracanice 68cf0aceb82ad
Lajmi i radhës

Aleanca Shqiptare vazhdon fushatën në Uglar për Graçanicë

Të fundit nga

Trump dhe Zelensky takohen në Florida

Volodimir Zelensky mbërriti në Florida për atë që konsiderohet si takimi më përcaktues i vitit. Në rezidencën Mar-a-Lago, Presidenti ukrainas është ulur përballë Donald Trumpit, me shpresën e madhe për të gjetur
ShkoLartë