ish agjenti i cia shba mund te sulmojne iranin te henen ose te marten 699b55d79cba1

Ish-agjenti i CIA: SHBA mund të sulmojnë Iranin të hënën ose të martën

February 22, 2026
1 minut lexim

Ish-oficeri i CIA, John Kiriakou deklaroi në një podcast se, sipas informacioneve që pretendon se ka marrë nga një ish-koleg i tij në Shtëpia e Bardhë, një sulm amerikan ndaj Iranit mund të ndodhë të hënën ose të martën.

Kiriakou foli në emisionin e podcasterit amerikan Julian Dorey, në një intervistë të regjistruar të premten dhe të transmetuar më 22 shkurt. Ai iu referua afatit 10-ditor që presidenti i SHBA i ka vendosur Teheranit për t’u përmbajtur kushteve të Uashingtonit, përfshirë ndalimin e programeve raketore dhe bërthamore, si dhe ndërprerjen e mbështetjes për grupet aleate në rajon.

“Do t’ju japë 10 ditë, do t’ju japë dy javë dhe më pas mund të sulmojë pas dy ditësh. Ai beson se kjo i destabilizon kundërshtarët”, u shpreh Kiriakou.

Ish-agjenti pretendoi gjithashtu se brenda administratës amerikane ekzistojnë ndarje lidhur me një ndërhyrje të mundshme ushtarake. Sipas tij, një kamp kundër luftës përfshin zëvendëspresidentin JD Vance dhe Tulsi Gabbard, ndërsa një tjetër grup që mbështet ndërhyrjen udhëhiqet nga sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth.

Kiriakou, i cili në të kaluarën ka vuajtur dënim me burg për zbulimin e praktikave të CIA-s, sugjeroi gjithashtu se njoftime të tjera publike, si urdhri për publikimin e dokumenteve mbi objekte fluturuese të paidentifikuara, mund të shërbejnë për të larguar vëmendjen nga vendime të rëndësishme ushtarake.

Deri tani, autoritetet amerikane nuk kanë reaguar publikisht ndaj pretendimeve të ish-oficerit të inteligjencës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

milani nuk eshte per titull jashari 74 minuta 699b55033f9e3
Lajmi i mëparshëm

Milani nuk është për titull! Jashari 74 minuta

ujesjellesi kanalizime paralajmeron banoret per nderprerje furnizimi gjate dites se marte ja zonat qe do preken 699b56c750f5a
Lajmi i radhës

Ujësjellësi Kanalizime paralajmëron banorët për ndërprerje furnizimi gjatë ditës së martë, ja zonat që do preken

Të fundit nga

Milani nuk është për titull! Jashari 74 minuta

Parma shkaktoi senzacion në “San Siro”, duke e gjunjëzuar me rezultat 1:0 Milanin. Kjo është fitorja më e bujshme e javës së 26-të në Kampionatin e Italisë. Futbollisti Ruben Loftus-Cheek u lëndua
ShkoLartë