iseni reagon ndaj thirrjeve ksenofobike ne kumanove provokatoret do te pergjigjen bdi le te heshte e ka humbur te drejten morale 688f57af19856

Iseni reagon ndaj thirrjeve ksenofobike në Kumanovë: Provokatorët do të përgjigjen, BDI le të heshtë, e ka humbur të drejtën morale

August 3, 2025
1 minut lexim

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve ksenofobike dhe antishqiptare që u dëgjuan gjatë ndeshjes së djeshme të basketbollit në Kumanovë, mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë. Ai i cilësoi këto veprime si të papranueshme dhe thellësisht të dëmshme për frymën e bashkëjetesës që synohet të ndërtohet në vend.

“Këto provokime vijnë nga grupe të vogla, por të zhurmshme. Ne i dënojmë fuqishëm dhe kërkojmë që të mos relativizohen. Nismëtarët e këtij provokimi do të përgjigjen”, theksoi Iseni.
Ai u ndal edhe te reagimi i BDI-së, duke e quajtur të pasinqertë dhe të vonuar. “BDI nuk ka të drejtë morale të flasë për dinjitetin e shqiptarëve. Ishin zëvendësministrat dhe funksionarët e tyre që rrinin të heshtur në kolltuqe edhe kur shqiptarët zvarriteshin në tokë, arrestoheshin e poshtëroheshin në prag të shtëpive të tyre. Ata zgjodhën pushtetin para popullit”, u shpreh ai.

Zëvendësministri Iseni përmbylli mesazhin e tij me një apel për përgjegjësi institucionale dhe shoqërore, duke theksuar se lotët e krokodilit nuk e fshijnë të kaluarën e një politike që ka heshtur para padrejtësisë.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rina balaj shkelqen me fustanin roze dhe canten luksoze hermes birkin ne setin e ri fotografik 688f537443e12
Lajmi i mëparshëm

Rina Balaj shkëlqen me fustanin rozë dhe çantën luksoze Hermes Birkin në setin e ri fotografik

photo output 4
Lajmi i radhës

Granit Osmani godet fort: Thirrjet raciste nuk do t’i normalizojmë më, heshtja është bashkëfajësi!” (FOTO)

Të fundit nga

ShkoLartë