iseni ne kosove shkupi dhe prishtina forcojne frontin e perbashket per sigurine 6a9f1ae0c6712

Iseni në Kosovë: Shkupi dhe Prishtina forcojnë frontin e përbashkët për sigurinë

September 7, 2026
1 minut lexim
kuk

Zv/ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni, gjatë vizitës zyrtare në Kosovë është pritur nga ministri Xhelal Sveçla dhe zv/ministri Enver Dugolli.

Në takim u vlerësua bashkëpunimi i mirë mes dy ministrive, veçanërisht në fushën e sigurisë, zbatimit të ligjit dhe menaxhimit të kufijve. Palët diskutuan edhe për lehtësirat në pikat kufitare, sidomos për banorët që jetojnë pranë kufirit mes dy vendeve.

Iseni dhe Dugolli vizituan Qendrën Kombëtare të Menaxhimit të Kufirit, Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe Agjencinë për Regjistrimin Civil, ku u njohën me punën, procedurat dhe proceset e digjitalizimit.

Gjatë vizitës në Akademi, dy zv/ministrat takuan edhe kadetët Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymberi, djemtë e dëshmorëve të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe Enver Zymberi.

Në përfundim, Iseni dhe Dugolli riafirmuan përkushtimin për forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe luftën e pakompromis ndaj grupeve kriminale që veprojnë në të dyja vendet.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bebe rexha mahnit me paraqitjen e saj ne venecia 6a9f16dbc4969
Lajmi i mëparshëm

Bebe Rexha mahnit me paraqitjen e saj në Venecia

Të fundit nga

ShkoLartë