iseni miratohet ligji per kundervajtje nga 1 shkurti nis safe city 697380a1250f4

Iseni: Miratohet Ligji për kundërvajtje, nga 1 shkurti nis “Safe City”

January 23, 2026
1 minut lexim

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, njoftoi se sot është miratuar Ligji për kundërvajtje, ndërsa nga 1 shkurti do të nisë zbatimi i projektit “Safe City”, që sipas tij synon rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e aksidenteve në komunikacion.

Iseni theksoi se “siguria e qytetarëve po bëhet realitet”, duke shtuar se projekti nuk ka të bëjë vetëm me vendosjen e kamerave, por me shpëtimin e jetëve dhe vendosjen e rendit në rrugë.

“ ‘Safe City’ nuk janë kamerat. Është jetë e shpëtuar. Është fundi i kaosit në rrugë dhe i papërgjegjshmërisë që ka marrë jetë njerëzish,” deklaroi ai.

Ai akuzoi Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) se ka dalë kundër këtij ligji, duke e cilësuar qëndrimin e tyre si “sabotim të një ligji jetik për qytetarët”.

Sipas Isenit, nga mbështetja fillestare për projektin, BDI ka kaluar në kundërshtim për arsye politike.

“Sot u pa qartë: siguria publike për ta vlen më pak se interesat partiake,” u shpreh ai, duke shtuar se kjo, sipas tij, tregon se “Ali Ahmeti nuk e kontrollon as grupin e vet të deputetëve”.

Iseni theksoi se koalicioni VLEN do të vazhdojë me zbatimin e projektit pavarësisht kundërshtimeve.

“VLEN nuk tërhiqet dhe nuk frikësohet. ‘Safe City’ do të zbatohet, me ose pa BDI-në. Ne jemi në anën e qytetarëve, jo të pazareve,” deklaroi zëvendësministri.

Projekti “Safe City” pritet të fillojë zbatimin më 1 shkurt dhe ka për qëllim rritjen e kontrollit dhe sigurisë në komunikacion përmes teknologjisë dhe masave të reja ligjore.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shembet aksi gjermani france bosht i ri ne europe ku i ktheu syte merz 69737cc5bb4c9
Lajmi i mëparshëm

Shembet ‘aksi’ Gjermani-Francë? Bosht i ri në Europë, ku i ktheu sytë Merz

ushtaret daneze urdherohen te jene ne gatishmeri ne rast sulmi ne groenlande 6973811697327
Lajmi i radhës

Ushtarët danezë urdhërohen të jenë në gatishmëri në rast sulmi në Groenlandë

Të fundit nga

Pritje dhe dyshime për Komisionin për të Zhdukurit

Komisioni i Përbashkët i Kosovës dhe Serbisë për personat e zhdukur duhet të ofrojë mbështetje politike për grupet punuese, në mënyrë që të identifikohen varreza masive apo individuale, përmes ofrimit ose shkëmbimit

Arbeloa flet për të ardhmen e Vinit

Trajneri i Real Madridit, Álvaro Arbeloa, i ka thënë mediave se shpreson që Vinícius Júnior dhe klubi të gjejnë një mënyrë që braziliani të qëndrojë në klub. Rinovimi i kontratës së tij,
ShkoLartë