iseni krenar te ndaj vizionin me ideologun dr zeqirija ibrahimi 68795eaa71be2

Iseni: Krenar të ndaj vizionin me ideologun dr. Zeqirija Ibrahimi

July 17, 2025
1 minut lexim

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit – Shkup, Samir Iseni, ka zhvilluar një takim konsultativ me kryetarin e Alternativës, dr. Zeqirija Ibrahimi, si dhe me sekretarin organizativ të kësaj partie, Bashkim Murtezi.

Në këtë takim, drejtori Iseni vlerësoi rolin historik dhe ideologjik të dr. Ibrahimit, duke e cilësuar si kontribuues të madh në arritjet kombëtare dhe fetare të shqiptarëve. Po ashtu, ai përgëzoi angazhimin e Bashkim Murtezit në drejtim të fuqizimit të përfaqësimit dinjitoz të shqiptarëve në institucionet publike.

“Pata kënaqësinë të takoj kryetarin e Alternativës, ideologun dhe meritorin e shumë arritjeve historike të kombit dhe fesë sonë, dr. Zeqirija Ibrahimi, si dhe sekretarin organizativ, z. Bashkim Murtezi, i cili me përkushtim po punon që shqiptarët të jenë të përfaqësuar me dinjitet dhe krenari,” deklaroi Iseni.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe konstruktive, me fokus në bashkëpunimin institucional dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jam nje shpirt i lire loredana e penduar per lidhjen me jozin ne bbv ngecja ne situata qe nuk ishin situata te miat 68795a715ebb1
Lajmi i mëparshëm

“Jam një shpirt i lirë”/ Loredana, e penduar për lidhjen me Jozin në BBV? “Ngecja në situata që nuk ishin situata të miat”

patagonia ben thirrje per veprime te menjehershme per lumin vjosa ja cfare e kercenon parkun kombetar 68796d408993e
Lajmi i radhës

Patagonia bën thirrje për veprime të menjëhershme për Lumin Vjosa, ja çfarë e kërcënon Parkun Kombëtar

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë