ironike ajo qe ndodh me zjarrin ne tirane sinoptikantja porja tregon se kur do vije rrebeshi i radhes 69602394c21a5

“Ironike ajo që ndodh me zjarrin në Tiranë”- Sinoptikantja Porja tregon se kur do vijë rrebeshi i radhës

January 8, 2026
1 minut lexim

Sinoptikantja Lajda Porja thotë se kushtet atmosferike në Shqipëri do të përkeqësohen përsëri dhe priten reshje të dendura shiu që mund të rrezikojnë përmbytje të tjera në vend.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ajo tha se sipas parashikimit të motit, fundjava dhe më konkretisht e shtuna, do të risjellë edhe njëherë përkeqësimin e kushteve atmosferike.

“Të shtunën presim sërish reshje masive e që do shtohen goxha. Tokat janë nën ujë prej disa ditësh aktualisht, por reshjet do kthehen. Zonat jugperëndimore dhe veriperëndimore do jenë më problematike, më të prekura. Do jenë zona si Shkodra, Lezha, Durrësi, por gjithashtu Tirana do marrë reshje, edhe pse më pak, do jetë gjithashtu Vlora dhe Fieri, të cilat do jenë edhe ato që do të marrin më shumë reshje”, shpjegoi Porja për “News 24”.

Sinoptikantja bëri një koment edhe për zjarrin e rënë te dyqanet dhe magazinat e tregut të “5 Majit” në Tiranë, ku vatra është ende aktive dhe po shkakton katastrofë.

Ajo tha se pikërisht në ditët që Shqipëria u përmbyt nga shirat, në Tiranë bie një zjarr i fuqishëm, por për ironi nuk ka ujë, sepse shiu ka ndaluar.

“Për fat ndodhi sot ndërprerja e reshjeve. Por nga ana tjetër është ironike të thuash, se e gjithë Shqipëria u përmbyt prej disa ditësh nga shirat e dendur, kurse sot bie zjarr në Tiranë dhe nuk ka ujë”, tha ajo.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zgjedhjet e perseritura per kryetar komune votohet edhe ne qender zhupe 696015b888874
Lajmi i mëparshëm

Zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune, votohet edhe në Qendër Zhupë

agim ibrahimi pritet te emerohet drejtor sportiv i kf partizani 696023f6316b3
Lajmi i radhës

Agim Ibrahimi pritet të emërohet drejtor sportiv i KF Partizani

Të fundit nga

ShkoLartë