irani vazhdon bllokaden e ngushtices se hormuzit 69b9705d6cf9d

Irani vazhdon bllokadën e Ngushticës së Hormuzit

March 17, 2026
1 minut lexim

Nga ana ushtarake regjimi i mullahëve në Iran është i dobët krahasuar me SHBA dhe Izraelin, por ai po përdorNgushticën e Hormuzit si armë të fuqishme. Dëmi që regjimi iranian i shkakton ekonomisë botërore është shumë i madh. Bllokada duket se do të vazhdojë

Sipas Ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, bllokada e Ngushticës së Hormuzit nuk mund të hiqet e pavarur nga lufta e Izraelit dhe SHBA-së kundër Republikës Islamike. Ai deklaroi se e kishte informuar Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, për këtë, shkroi ai në shërbimin e mesazheve Telegram.

Aragchi gjithashtu i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të dënojë sulmet ndaj vendit të tij. Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Kalibaf, madje la të kuptohej se do të ketë kontroll të përhershëm të ngushticës. Lidhja thelbësore midis Gjirit Persik dhe Gjirit të Omanit, jetike për eksportet globale të naftës, nuk mund të jetë më siç ishte dikur, tha Kalibaf në një intervistë të transmetuar në televizionin shtetëror. SHBA-të dhe Izraeli kanë bërë një gabim strategjik, sipas tij.

Ndërkohë forcat iraniane kanë goditur me një valë të re raketash drejt objektivave në Izrael, sipas radios shtetërore iraniane. Në Izrael u dha një alarm për raketa.

Ndërkohë ambasadori iranian në Moskë ka mohuar raportimet e mediave, se lideri suprem i zgjedhur i Republikës Islamike, Mojtaba Khamenei, është në Rusi për trajtim mjekësor, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS. Khamenei u plagos në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit të mërkurën e kaluar. / DW

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kampioni i kosoves mburret me egzon bejtullain 69b97022e3f63
Lajmi i mëparshëm

Kampioni i Kosovës mburret me Egzon Bejtullain

arben fatmir 768x576 1 768x470 1
Lajmi i radhës

Pavarësisht mosmarrëveshjeve, Fatmir Limani dhe Arben Fetai nuk do të shkarkohen nga pozitat qeveritare

Të fundit nga

Kampioni i Kosovës mburret me Egzon Bejtullain

Futbollisti Egzon Bejtullai është ftuar të Maqedonia e Veriut.   Drita e Gjilanit, kampion në fuqi i Kosovës, mburret me futbollistin e saj Egzon Bejtullai. “Lojtari ynë, Egzon Bejtullai, është ftuar nga
ShkoLartë