irani lutet per ndihme zjarret shkaterrojne pyjet e lashta situata jashte kontrollit 6921dbe681bbc

Irani “lutet” për ndihmë/ Zjarret shkatërrojnë pyjet e lashta, situata jashtë kontrollit

November 22, 2025
1 minut lexim

I paaftë për ta menaxhuar vetë situatën, Irani ka kërkuar ndihmë të menjëhershme ndërkombëtare për shuarjen e zjarrit gjigant që nisi re javë më parë në pyjet e lashta Hirkaniane, të cilat janë në listën i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s e që deri tani, u ka shpëtuar përpjekjeve të autoriteteve për vënien e tij nën kontroll.

Zjarri, që nisi në provincën Mazandaran më 31 tetor, po kërcënon rëndë njërin prej ekosistemeve më të vjetra dhe më të pasura në botë.

Mohammad Jafar Qaempanah, zëvendës i presidentit iranian Masud Pezeshkian, njoftoi më 21 nëntor në X se janë bërë përgatitjet për të “kërkuar me shpejtësi ndihmë nga vendet mike”. Edhe pse në deklaratë nuk tregohet se cilat janë vendet në fjalë, Turqia mësohet se do të dërgojë dy avionë cisternë, një helikopter dhe një ekip prej tetë personash për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Irani po kështu mund të kërkojë ndihmë edhe nga Rusia, “nëse është e nevojshme”. Autoritetet pretendojnë se zjarri fillimisht u arrit të kontrollohej pas disa ditësh, por një “fazë e dytë” e tij u riaktivizua fundjavën e kaluar.

Aktivistët mjedisorë dhe banorët vendas këmbëngulin megjithatë, se qeveria nuk po thotë të vërtetën dhe se zjarri ka vazhduar të digjet pandërprerë në tri javët e fundit dhe nuk është vënë kurrë plotësisht nën kontroll. Ekspertët thonë se me shumë gjasë, flakët ishin pasojë e një pakujdesie njerëzore dhe “faktorët natyrorë nuk kanë qenë shkaku kryesor i tyre”.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zyrtari i sanksionuar rus ishte pjese e hartimit te planit amerikan per paqe ne ukraine 6921da35a7702
Lajmi i mëparshëm

Zyrtari i sanksionuar rus ishte pjesë e hartimit të planit amerikan për paqe në Ukrainë

permbyten disa qarqe reshjet i marrin jeten nje personi ne korce 6921def5521a1
Lajmi i radhës

Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë