irani kercenon me sulme te reja raketore jemi gati te luftojme per aq sa te jete e nevojshme 69afc56c09c7e

Irani kërcënon me sulme të reja raketore: Jemi gati të luftojmë për aq sa të jetë e nevojshme

March 10, 2026
1 minut lexim

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka paralajmëruar se Teherani është i gatshëm të vazhdojë sulmet me raketa për aq kohë sa do të jetë e nevojshme, ndërsa konflikti me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin hyn në ditën e 11-të.

Në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan PBS, kreu i diplomacisë iraniane deklaroi se Republika Islamike është e përgatitur të vijojë përballjen ushtarake dhe të përgjigjet me sulme të reja kundër kundërshtarëve të saj.

“Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë goditjet tona me raketa kundër tyre për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe për aq sa do të kërkohet”, theksoi Araghchi.

Deklarata e tij vjen si kundërpërgjigje ndaj presidentit amerikan Donald Trump, i cili një ditë më parë u shpreh se lufta “do të përfundojë së shpejti”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mbremje spektakli ne ligen e kampioneve 69afc531c7b4f
Lajmi i mëparshëm

​Mbrëmje spektakli në Ligën e Kampionëve

kembimi valutor 10 mars me sa blihen e shiten dollari dhe euro cfare ndodh me monedhat e tjera 69afc70f06971
Lajmi i radhës

Këmbimi valutor 10 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Të fundit nga

​Mbrëmje spektakli në Ligën e Kampionëve

Mbrëmja e sotme sjell emocione të mëdha në fazën e 1/8 së finales së UEFA Champions League, ku katër përballje shumë interesante pritet të përcaktojnë rrjedhën e dueleve që luhen me sistemin
ShkoLartë