irani e mohon takimin me shba ne pergenjeshtron trumpin 685e67d4e1a41

Irani e mohon takimin me SHBA-në, përgënjeshtron Trumpin

June 27, 2025
1 minut lexim

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar të enjten se Republika Islamike nuk ka në plan të takohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke hedhur poshtë deklaratat e mëhershme të presidentit amerikan Donald Trump, i cili pati thënë se do të mbahen bisedime mes dy vendeve javën e ardhshme.

Sipas agjencisë Reuters, Aragchi ka thënë se Irani është ende duke vlerësuar nëse bisedimet me SHBA-në përputhen me interesin kombëtar. Kjo pason pesë raunde të mëparshme negociatash, të cilat u ndërprenë si pasojë e sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit mbi impiantet bërthamore të Iranit.

Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë kishin bërë të ditur se qëllimi i këtyre sulmeve ishte të ngadalësohej zhvillimi i armëve bërthamore nga Irani. Megjithatë, Teherani ka theksuar se programi i tij bërthamor ka qëllime tërësisht civile.

Aragchi ka shtuar se dëmet në impiantet bërthamore “nuk ishin të vogla” dhe se autoritetet iraniane janë duke shqyrtuar rrethanat e reja për programin bërthamor, gjë që pritet të ndikojë në qëndrimin diplomatik të vendit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nuk ka me dyshime volkswagen po rikthen butonat tradicionale 685e6797b1f69
Lajmi i mëparshëm

Nuk ka më dyshime: Volkswagen po rikthen butonat tradicionalë

rritje dyshifrore e vizitoreve te huaj pritet deri ne fund te vitit numri i tyre te arrije rreth 15 milion 685e6b1bc0b6c
Lajmi i radhës

Rritje dyshifrore e vizitorëve të huaj, pritet deri në fund të vitit numri i tyre të arrijë rreth 1,5 milion

Të fundit nga

ShkoLartë