irani deshiron qe libani te perfshihet ne cdo armepushim 69c4dd113653d

Irani dëshiron që Libani të përfshihet në çdo armëpushim

March 26, 2026
min lexim

Irani u ka thënë ndërmjetësve se Libani duhet të përfshihet në çdo marrëveshje armëpushimi me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, thanë gjashtë burime rajonale të njohura me qëndrimin e Iranit, duke e lidhur fundin e luftës me ndalimin e ofensivës së Izraelit kundër Hezbollahut.

Televizioni iranian Press TV citoi të mërkurën një zyrtar iranian i cili tha se Teherani dëshironte që çdo marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të siguronte fundin e luftës si ndaj Iranit ashtu edhe ndaj “grupeve të tjera të rezistencës” në rajon.

Një zyrtar i lartë iranian i tha Reuters të mërkurën se Teherani po shqyrtonte ende një propozim të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës rajonale që ka zgjatur prej gati një muaji, duke treguar se Teherani deri më tani nuk e kishte refuzuar atë plotësisht, transmeton Sinjali.

Gjashtë burimet rajonale, të cilët folën në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, thanë se Teherani i kishte informuar ndërmjetësit që në mesin e marsit se kërkonte një marrëveshje që do të ndalonte gjithashtu sulmet e Izraelit ndaj grupit të armatosur libanez Hezbollah.

Hezbollahu u themelua nga Garda Revolucionare e Iranit në vitin 1982 dhe shihet gjerësisht si maja e aleancës rajonale të aktorëve të armatosur të Iranit. Ai hapi zjarr ndaj Izraelit më 2 mars në solidaritet me Teheranin, duke shkaktuar një fushatë ajrore dhe tokësore izraelite në Liban.

Nuk pati asnjë përgjigje të menjëhershme nga ministria e jashtme e Iranit, ministria e jashtme e Izraelit apo ushtria izraelite ndaj pyetjeve të Reuters mbi këtë çështje.

Një zyrtar i lartë i administratës Trump tha se ndërprerja e “aktiviteteve të ndërmjetësuara” të Iranit dhe çarmatosja e Hezbollahut ishin “thelbësore për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Liban dhe në të gjithë rajonin”.

Garancitë iraniane

Një nga burimet rajonale i tha Reuters se Hezbollahu kishte marrë “garanci iraniane” për përfshirjen e tij në çdo marrëveshje më të gjerë.

“Irani po i jep përparësi Libanit nuk do të pranojë shkeljet izraelite në Liban si ajo që ndodhi pas armëpushimit të vitit 2024″, tha burimi, duke iu referuar sulmeve të vazhdueshme të Izraelit ndaj Libanit pavarësisht një armëpushimi të vitit 2024 që i dha fund luftës së fundit Hezbollah-Izrael.

Një lidhje e tillë do të riafirmonte lidhjet e Teheranit me Hezbollahun në një kohë trazirash politike në Bejrut, ku vendimi i grupit mysliman shiit për të hyrë në luftë ka ashpërsuar tensionet e gjata me fraksione të tjera sektare.

Pflaster statt Pille – So kann Ihr Bauchfett im Schlaf schmelzenviralreporter.net

Paukenschlag: Diese Solar-Rechnung macht Hausbesitzer sprachlosSolaranlagen Vergleich

by Taboola

Hezbollahu ishte prej kohësh një forcë dominuese në shtetin libanez. Por ndikimi i tij u zbeh në mënyrë dramatike pasi grupi u godit rëndë nga Izraeli në vitin 2024 dhe një qeveri e re në Liban bëri kërkesa të paprecedentë që grupi të çarmatosej dhe ndaloi aktivitetet e tij ushtarake.

Ministria e Jashtme e Libanit e shpalli të martën ambasadorin e emëruar iranian person non grata. Hezbollahu dhe figura të tjera kryesore shiite myslimane në vend e dënuan këtë veprim dhe thanë se i dërguari duhet të qëndrojë.

Një zyrtar i huaj në Bejrut, i njohur me qëndrimin e Hezbollahut, tha se grupi shpresonte që një armëpushim i mbështetur nga Irani do ta ndihmonte atë të forconte pozicionin e tij politik në Liban.

Hezbollauh-u bashkoi në arëpushim të përbashkët

Ministria e Jashtme e Izraelit ka thënë se “Izraeli nuk ka zhvilluar dhe nuk zhvillon negociata me regjimin terrorist iranian”.

Një burim i informuar mbi strategjinë ushtarake të Izraelit ka thënë se sulmet izraelite ndaj Hezbollahut ka të ngjarë të vazhdojnë pas luftës ajrore me Iranin, duke i përshkruar dy frontet si të palidhura.

Llogaritjet e Hezbollahut për t’u bashkuar me konfliktin bazoheshin në mbijetesën e udhëheqjes klerike të Iranit gjatë luftës dhe një armëpushimi rajonal që do të përfshinte grupin libanez, sipas katër burimeve libaneze.

Sulmet izraelite që nga 2 marsi kanë vrarë më shumë se 1 mijë njerëz në Liban dhe kanë zhvendosur më shumë se një milion, thonë autoritetet libaneze.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kosova kerkon finalen sot perballet me sllovakine ne play off 69c4dc4248752
Lajmi i mëparshëm

​Kosova kërkon finalen, sot përballet me Sllovakinë në “play-off”

rreshqiti nga shkembi humb jeten aksidentalisht i moshuari ne mat 69c4dddc6c134
Lajmi i radhës

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën aksidentalisht i moshuari në Mat

Të fundit nga

Sot mblidhet Kryesia dhe Grupi Parlamentar i PDK-së

Gjykata Kushtetuese të mërkurën ka shpallur të pavlefshëm dekretin e 6 marsit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Sipas vendimit të gjykatës, deputetët kanë 34 ditë kohë për
ShkoLartë