irani cdo marreveshje me shba ne duhet te garantoje te drejtat e teheranit 6a1ca847972ea

Irani: Çdo marrëveshje me SHBA-në duhet të garantojë të drejtat e Teheranit

May 31, 2026
1 minut lexim

Ministri i Jashtëm i Iran, Abbas Araghchi, deklaroi se bisedimet dhe shkëmbimet e mesazheve mes Teheranit dhe Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë, ndërsa u bëri thirrje palëve të shmangin spekulimet mbi ecurinë e negociatave.



Në një prononcim për mediat shtetërore iraniane, Araghchi theksoi se procesi diplomatik mbetet në zhvillim dhe se është ende herët për të nxjerrë përfundime mbi rezultatin e tij.

“Nuk duhet t’u kushtojmë vëmendje spekulimeve dhe nuk mund t’i gjykojmë bisedimet derisa të kemi një rezultat të qartë”, u shpreh ai.

Ndërkohë, kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, njëherazi një nga figurat kyçe të procesit negociues, ritheksoi qëndrimin e Teheranit se çdo marrëveshje e mundshme duhet të garantojë plotësisht interesat dhe të drejtat e popullit iranian.

Në një videomesazh, Ghalibaf deklaroi se Irani nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që nuk siguron respektimin dhe garantimin e të drejtave të vendit dhe qytetarëve të tij.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mpb paralajmeron ashpersim te masave per perdorimin e trotineteve 6a1c965014164
Lajmi i mëparshëm

MPB paralajmëron ashpërsim të masave për përdorimin e trotineteve

kurti per protesten e studenteve shqiptare ne maqedonine e veriut 6a1cad07818b8
Lajmi i radhës

Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga

ShkoLartë