irani bllokon qasjen e vendit ne internet per shkak te sulmeve kibernetike nga izraeli 685e72d7e687b

Irani bllokon qasjen e vendit në internet për shkak të sulmeve kibernetike nga Izraeli

June 27, 2025
1 minut lexim

Njerëzit në Iran kanë pasur vështirësi me qasjen në internet ndërsa shumica e uebsajteve të huaja dhe aplikacioneve të komunikimit si WhatsApp janë të paqasshme.

Sipas New York Times dhe NBC News, ishte vendimi i qeverisë së Iranit për të kufizuar qasjen në internet për të parandaluar sulmet kibernetike nga Izraeli ndërsa konflikti mes dy shteteve po merr një trajtë tjetër.

Një zëdhënës i lartë shtetëror në Iran tha se qeveria u detyrua të bllokonte qasjen dhe të reduktonte shpejtësitë e internetit për të ruajtur stabilitetin e rrjeteve përballë sulmeve kibernetike.

Irani raportohet se ka planifikuar të reduktojë bandwidthin e internetit me 80 përqind. Kentinc dhe Netblock të cilët gjurmojnë kontektivitetin global të internetit thanë se lidhja e Iranit në internet u reduktuar ndjeshëm më 17 Qershor.

Vlen të theksohet se edhe Iranit ka nisur sulme kibernetike ndaj Izraelit. Sipas ekspertëve ato janë realizuar nga aktorë shtetërorë Iranianë ose grupe pro-Iranit. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qkuk fillon trajtimin inovativ te epilepsise farmakorezistente me pajisjet vns 685e6edbacf9b
Lajmi i mëparshëm

QKUK fillon trajtimin inovativ të epilepsisë farmakorezistente me pajisjet VNS

gostivari ne duart e ciftit snopce taravari shnderron ash ne ne prone familjare 685e74051c2bf
Lajmi i radhës

Gostivari në duart e çiftit Snopçe, Taravari shndërron ASH-në në pronë familjare

Të fundit nga

ShkoLartë