irani arrestoi 21 000 njerez gjate luftes kunder izraelit ne qershor 689b7d8469671

Irani arrestoi 21.000 njerëz gjatë luftës kundër Izraelit në qershor

August 12, 2025
1 minut lexim

Policia iraniane ka njoftuar se i ka ndaluar rreth 21.000 persona për shkelje të dyshuara të sigurisë gjatë luftës 12-ditore me Izraelin, që është zhvilluar në qershor – shifër shumë më e lartë sesa vlerësimet zyrtare të publikuara më herët.

Zëdhënësi i policisë, Saeed Montazerolmehdi, tha më 12 gusht se informacionet e marra nga qytetarët kanë luajtur rol të rëndësishëm në arrestime. Nuk dihet sa prej tyre vazhdojnë të mbahen në paraburgim.

Në mesin e të ndaluarve janë edhe 2.774 shtetas të huaj të akuzuar për spiunazh. Autoritetet thanë se në telefonat e tyre janë gjetur dëshmi për aktivitete të dyshimta, si fotografi të pozicioneve ushtarake dhe objekteve kyç, si dhe të dhëna për vendndodhjen e transmetuar. Edhe 261 persona të tjerë dyshohen për spiunazh, ndërsa 172 janë arrestuar për xhirime të paautorizuara.

Ky njoftim bie ndesh me deklaratat e fundit të shefit të gjyqësorit, Gholam Hossein Mohseni-Ejei, i cili kishte raportuar për 2.000 arrestime gjatë dhe pas konfliktit, duke theksuar se shumë prej tyre ishin liruar pasi hetimet nuk kishin gjetur prova për spiunazh ose bashkëpunim me Izraelin.

Organizatat për të drejtat e njeriut kanë shprehur shqetësim për masat e marra ndaj të dyshuarve.

Agjencia e lajmeve HRANA, me seli në SHBA, ka dokumentuar qindra arrestime gjatë konfliktit, shpesh ndaj pakicave etnike dhe aktivistëve. Organizata ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Amnesty International ka dënuar rritjen e ekzekutimeve në Iran pas luftës, duke paralajmëruar për tortura, gjykime të padrejta dhe vrasje arbitrare.

Që nga fundi i qershorit, Irani i ka ekzekutuar të paktën shtatë persona të akuzuar për spiunazh për Izraelin, përfshirë shkencëtarin bërthamor Rouzbeh Vadi.

Vadi, i arrestuar mbi një vit më herët, akuzohej se kishte dhënë informacione të ndjeshme që i kishin ndihmuar operacionet izraelite.

Autoritetet iraniane shprehin shqetësim për depërtimin e thellë të shërbimit izraelit të inteligjencës Mossad, i cili, sipas tyre, ka mundësuar operacione të rënda ushtarake e të inteligjencës brenda vendit.

Në qershor, parlamenti miratoi një ligj për rritjen e ndjeshme të dënimeve për spiunazh dhe bashkëpunim me qeveri të huaja armiqësore, veçanërisht Izraelin. Edhe pse Këshilli i Gardës e rrëzoi ligjin, një zëdhënës i këtij organi tha se, me disa ndryshime, ai mund të miratohet./REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

po vinte nga anglia zhduket shtetasi nga kosova familja kerkon ndihmen e qytetareve per gjetjen e tij 689b7c5bd6aa5
Lajmi i mëparshëm

Po vinte nga Anglia, zhduket shtetasi nga Kosova – familja kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij

marreveshja e ohrit qeveria shenon 24 vjetorin e mo se 689b809090d19
Lajmi i radhës

Marrëveshja e Ohrit, qeveria shënon 24-vjetorin e MO-së

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë