ipeshkvi i kosoves me mesazh per paqe drejtesi dhe bashkejetese nderfetare 694ad4be5fd9c

Ipeshkvi i Kosovës me mesazh për paqe, drejtësi dhe bashkëjetesë ndërfetare

December 23, 2025
1 minut lexim

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, në mesazhin e tij me rastin e festës së Krishtlindjes, ka bërë thirrje për paqe, reflektim shpirtëror dhe përgjegjësi personale e shoqërore, duke iu drejtuar besimtarëve katolikë dhe të gjithë njerëzve vullnetmirë.

Duke cituar fjalën biblike “Paqe njerëzve që jetojnë sot mbi tokë!”, Ipeshkvi Gjergji thekson se Krishtlindja nuk është vetëm festë e të krishterëve, por një mesazh shprese për mbarë njerëzimin, në një kohë kur bota po përballet me luftëra, gjuhë urrejtjeje dhe humbje të arsyes morale.

Ai ka shprehur shqetësimin për gjendjen globale, duke vënë në pah se mungesa e dashurisë, dominimi i interesave të të fortëve dhe përdorimi i dhunës po shkatërrojnë shpresën e brezave të rinj dhe ndërgjegjen morale të botës.

Në mesazhin e tij, Ipeshkvi Gjergji ka folur edhe për realitetin në Kosovë, duke theksuar se shoqëria nuk është e pafajshme ndaj polarizimeve dhe turbullirave politike. Sipas tij, qytetarët shpesh i binden më shumë partive dhe liderëve sesa ndërgjegjes, duke lënë anash të mirën e përbashkët, barazinë dhe dinjitetin njerëzor.

Me këtë rast, ai ka ftuar qytetarët që, në zgjedhjet e pas Krishtlindjes, të sillen me përgjegjësi dhe të ndjekin zërin e ndërgjegjes, duke kontribuar për stabilitet politik, integrim evropian, ruajtjen e lirisë së besimit dhe bashkëjetesën ndërfetare, të cilën e ka cilësuar si trashëgimi të çmuar kombëtare.

Ipeshkvi Gjergji ka pranuar gjithashtu se as vetë nuk ka qenë i përkryer në shërbimin e tij, por ka theksuar se gjatë gjithë kohës ka ndier barrën e përgjegjësisë baritore për paqen dhe jetën shpirtërore të besimtarëve.

Në përmbyllje, ai ka rikujtuar mesazhin ungjillor “Mos kini frikë”, duke theksuar se shpresa e krishterë nuk është poezi për kohë të qeta, por thirrje për guxim dhe qëndresë përballë së keqes.

Ipeshkvi Dodë Gjergji u ka uruar besimtarëve Krishtlindje të bekuara dhe një Vit të Ri 2026 të mbushur me paqe, drejtësi dhe shpresë të gjallë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

google po punon per te sjelle sugjerime kontekstuale ne cdo telefon te mencur android 694ad48e7ab42
Lajmi i mëparshëm

Google po punon për të sjellë sugjerime kontekstuale në çdo telefon të mençur Android

arrestohet greta thunberg mbeshteti nje grup palestinez 694ad4d41545d
Lajmi i radhës

Arrestohet Greta Thunberg – mbështeti një grup palestinez

Të fundit nga

Zelensky zbulon draftet për fundin e luftës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka njoftuar se Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kanë përgatitur disa draft-dokumente kyçe që synojnë një përfundim të qëndrueshëm të luftës me Rusinë. Draftet përfshijnë çështje të garancive
ShkoLartë